Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u trishto, nëse ke arritur atë që të mjafton

Mos u trishto, nëse ke arritur atë që të mjafton

stresi

Mos u trishto, nëse ke arritur atë që të mjafton

Dale Carnegie thotë:

“Statistikat kanë vërtetuar se stresi është vrasësi numër një në Amerikë. Gjatë dy viteve të fundit të Luftës II Botërore nga bijtë tanë u vranë afër një e treta e milionit dhe mbrenda kësaj kohe sëmundja e zëmrës përfshiu dy milion njerëz, kurse prej të tjerëve një milion ishin të sëmurë nga stresi dhe krizat nervore.”

Po, me të vërtetë sëmundja e zemrës është prej shkaqeve kryesore, që e shtyu dr. Alexis Carrel të thotë:

“Me të vërtetë, burrat me ndërmarrje pune që nuk dinë si ta përballojnë stresin, kanë vdekje të parakohshme.”

Ky shkak është i shëndoshë, edhe pse afati i përfundimit është i përcaktuar:

Askuh nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar.

[Quran 3:145]

Shumë pak janë afro-amerikanët apo kinezët që ankohen nga sëmundja e zemrës, për arsye se janë popull që jetën e marrin me lehtësi e butësi. Për të vërtetuar këtë shih se numri i mjekëve që vdesin nga sulmet e zemrës është 20 herë më i madh se numri i bujqve dhe punëtorëve të rëndomtë që vdesin nga i njejti shkak.
Pra, në realitet mjekët nga njëra anë i hapin gjallëri një jete nga ankthet dhe shqetësimet e rrënjosura, e nga ana tjetër paguajnë një çmim shumë të shtrenjtë. Deri sa t’i shërojnë të tjerët, sëmuren vetë. “Mjeku shëron njerëzit, e vetë është i sëmurë.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Maskë me argjilë jeshile për lëkurë të yndyrshme

Categories

Archives