Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u pikëllo !

Mos u pikëllo !
mos u pikello
Se kështu u dëshpërove kur të goditi një fatkeqësi, e nga një u bënë dy.
U hidhërove dhe përjetove raste të rënda nga skamja, por s’u bëre i pasur, mbete me ofshamat dhe mllefet e kota.
U preke nga fjalët e armikut tënd dhe e ndihmove edhe më tepër të flasë kundër teje.
U shqetësove nga një ngjarje që mendoje se do të ndodhë por ajo s’u bë.

Mos u pikëllo !

Se pikëllimi ujin e ëmbël e të ftohtë, ta bën të ithtë e të ngrohtë, trendafilin e shndërron në ferrë, kopshtin në thatësi të shkretë dhe jetën në burg të rreptë.

Mos u pikëllo !

Përderisa ke fenë islame që në të beson, ke shtëpinë që në të banon, ke ushqimin që me të jeton, ke ujin e ftohtë që etjen kalon, ke tesha të mira që trupin mbulon, përse, pra, pikëllimin s’e dëbon?!

[Mos u Trishto- Aid el Karni]

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos u pikëllo,por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë

Categories

Archives