Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u nevrikos

Mos u nevrikos

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri tha: “O i dërguar i Allahut, më këshillo. Ai tha: “Mos u nevrikos.” Ia përsëriti disa herë (kërkesën). I tha: “Mos u nevrikos.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith flitet për një njeri që kërkoi nga i dërguati, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ta këshillonte, t’i thoshte atij një fjalë të shkurtër me çfarë do e porosiste, e ai i tha: “Mos u nevrikos”. Sikur pyetësi nuk e vlerësoi këtë fjalë apo këtë porosi, kështu që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ia përsëriti fjalën “Mos u nevrikos”, tri herë, e ndaloi që të mos nevrikosej.

Të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ishte dhënë dhuntia e aforizmave, e që edhe ky hadith është një prej aforzimave të tija, ngase njeriu nëse nevrikoset, ajo e shtyen në veprimin e shumë gjërave; mund ta shpie deri në vrasje, mund ta shpie deri në rrahje, mund ta shpien deri në shkurorëzim të bashkëshortes, mund ta shpien deri në sharrje, fyerje dhe të flasë fjalë të ndyta. Andaj, nevrikosja përmbanë shumë të këqija, e kur njeriu e përmban veten gjatë nevrikosjes shpëton nga shumë të këqija. E që kjo është një porosi gjithëpërfshirëse.

Nevrikosja ndonjëherë mund të jetë e lavdëruar, nëse është për hir të Allahut, ai i cili nevrikoset për hir të Allahut, ndaj ndalesave të Allahut, nevrikoset aty ku Allahu hidhërohet, dhe ndihet i kënaqur aty ku Allahu është i kënaqur. Ky është një lloj i nevrikosjes së lavdëruar.

Mund të jetë i përçmuar, nëse është për një interes të kësaj bote, për vete, e ngjashëm me të. Nevrikosja është një ndjenjë e shpirtit që e mbjelli Allahu tek njeriu, por, si mundet që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Mos u nevrikos”, duke qenë një gjë e mbjellur tek njeriu? Përgjigjja e saj është në dy aspekte:

I pari: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; largoju shkaqeve që sjellim nevrikosje, largoju polemikës, e kacafytjeve, që të mos shpiejnë në nevrikosje.

I dytë: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; nëse nevrikosesh mos e realizo, por ndaloje veten, mos realizo atë që e kërkon nevrikosja, si hakmarrje, por përmbaje veten. Ky është kuptimi i fjalës së tij: “Trim është ai i cili e përmban veten gjatë nevrikosjes.”[2] Allahu i Lartmadhëruar thotë: “për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” Sureja Shura, 37. Prej cilësive të besimtarëve, njerëzve të mirë është që ata kur nevrikosen falin.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6116).

[2] E shënon Buhariu me numër (6114) dhe Muslimi me numër (2609).

Categories

Archives