Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u be lajkatar


Mos u be lajkatar


mos u be

Mos u vesh me personalitetin e tjetërkujt dhe mos u shkrij ne te tjerët. Kjo do te thotë dënim i amshueshëm. Te shumte janë ata qe e harrojnë veten e tyre, zërat dhe lëvizjet e tyre, fjalën, talentet dhe mundësitë e tyre qe shkrihen e infiltrohen ne personalitetet e te tjerëve, kur qe tek te tillët artificialiteti, mburrja, djegia dhe varrja e vetes dhe e qenies. Kush shkrihet ne krijesat tjera qe nuk përngjasojnë dy ne një fotografi, e perse atëherë te ngjasojnë ne talentet e kualitete. Ti je diçka tjetër, ty, si ti, nuk te ka paraprire askush ne histori, e as qe ndonjëherë do te vije dikush sikurse ti ne ketë bote. Ti plotësisht ndryshon nga Zejdi e Amri, andaj mos e fut veten tende ne hendekun e imitimit, përngjasimit e te tretjes.

Nisu dhe fillo nga realiteti dhe kualiteti yt: “Çdonjëri prej njerëzve i njohu burimet e veta”;”Çdonjëri posedon aspekte qe i zotëron, andaj garoni ne te mira”(Kur’an). Jeto ashtu siç je i krijuar, mos e ndërro zërin dhe mos ndrysho theksin, mos e kundërshto ecjen tende, korrigjoje veten tende me shpallje, e kurrsesi mos e asimilo ekzistencën tende, ta vrasësh pavarësinë tende. Ti posedon shije te veçante, ngjyre te veçante, e edhe ne te dëshirojmë ty me ketë shije dhe me ketë ngjyre, për arsye se ti kështu je i krijuar dhe kështu te kemi njohur, prandaj: mos te behet dikush pre jush lajkatar!

Njerëzit ne natyrshmëritë e tyre i përngjajnë botes se drunjve: ëmbël dhe ithët, i gjate dhe i shkurtër, e kështu edhe le te jene. Nëse i përngjan bananes mos u shndërro ne ftua; ngase bukuria dhe vlera jote është qe ti te jesh banane; e vërtete, llojllojshmëria e ngjyrave dhe gjuhëve tona, talenteve dhe mundësive tona është një argument prej argumenteve te Krijuesit, andaj mos i moho argumentet e Tia.
Aid el Karni

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaçi kuranor: Si të lirohemi nga brengat?
Tags:

Categories

Archives