Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u dëshpëro! Nëse …

Mos u dëshpëro! Nëse …

Mos u dëshpëro! Nëse je i varfër, sepse ka të tillë që janë të mbytur në borxhe. Nëse nuk ke makinë, dije se ka njerëz që janë invalidë pa këmbë. Nëse ankohesh për dhimbje, dije se të shumtë janë ata që me vite të tëra janë të shtrirë nën shtroje të bardhë në shtratin e spitalit. Nëse ke humbur ndonjë fëmijë, dije se ka të tillë që kanë humbur më shumë se një fëmijë vetëm në një fatkeqësi.
..
Mos u dëshpëro! Ngase je musliman, e beson Allahun, të dërguarit e Tij, librat, engjëjt, Ditën e Gjykimit dhe përcaktimin e Tij. Por, mjerisht, janë shumë të tillë që nuk e besojnë Zotin, i mohojnë të dërguarit e Tij, nuk pajtohen lidhur me Librin, nuk e besojnë Ditën e Gjykimit e as përcaktimin e Zotit.

Mos u dëshpëro! Nëse ke gabuar diç, por pendohu menjëherë. Nëse ke kryer ndonjë të keqe, kërko falje. Nëse ke prishur gjë, riparoje. Mëshira e Zotit s’ka fund, dyert e tij janë të hapura tërësisht, falja e Tij s’ka kufi, ndërsa Ai, vërtetë pranon pendimin.

Mos u dëshpëro! Kështu vetëm do të fusësh shqetësim në shpirt dhe do ta shkatërroj jetën. Pikëllimi vetëm do ta marrë gjumin dhe t’i bëjë netët skëterrë.

Categories

Archives