Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mos u brengos nëse humbet diçka prej kësaj jete

Mos u brengos nëse humbet diçka prej kësaj jete

brenga

E kam menduar thellë gjendjen e njerëzve fisnikë dhe kam vënë re se në shumicën e rasteve ata privoheshin nga një pjesë e fateve të kësaj bote dhe kam vënë re se dynjaja në shumicën e rasteve është në dorën e njerëzve me mangësi (mendjelehtë).
Pashë njerëzit fisnikë dhe i gjeta duke u ndjerë fatkeqë për atë që u shpëtoi nga kjo jetë dhe fatkeqë për atë që fitojnë njerëzit mendjelehtë prej saj, madje një pjesë e tyre për pak sa nuk mbyteshin nga keqardhja për këtë gjë.
U fola disave prej tyre që tregohen fatkeqë dhe i thashë njërit prej tyre: “Ç’të ka gjetur? Vlerësoje këtë situatë ashtu siç duhet, sepse po gabon në disa drejtime:

1- Nëse ke ambicie të madhe për të kërkuar dynjanë, atëherë përpiqu që ta kërkosh pa ndjerë keqardhje për atë pjesë që të shkoi kot, sepse qëndrimi yt kokëulur duke u treguar fatkeq për atë që kanë fituar të tjerët duke shtuar edhe pafuqinë tënde për të bërë përpjekje- është kulmi i pazotësisë.

2- Jeta e kësaj bote synohet për ta kaluar dhe jo për të qëndruar në të përjetësisht. Ky është rezultati drejt të cilit duhet të të udhëzoje dija dhe të kuptuarit tënd. Kurse për sa i përket mirësive të kësaj jete, që i fitojnë njerëzit mendjelehtë, ato nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëmtojnë trupat dhe fenë e tyre. Nëse e kuptove këtë, por vazhdon të tregohesh fatkeq për humbjen e diçkaje që ashtu e humbur është më e dobishme për ty, duke e kthyer në një dënim keqardhjen tënde për diçka, që nëse të qëndron larg është për të mirën tënde, atëherë kënaqu me këtë situatë si një dënim i shpejtë për ty, nëse (nëse supozojmë se) i shpëton dënimit të mëvonshëm.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përsiatje mbi psikologjinë kuranore

3- Ti e ke mësuar sesa e pakët është ajo pjesë që i takon njeriut për të shijuar të mirat dhe kënaqësitë e kësaj bote, në krahasim me atë pjesë që i takon kafshës, e cila jo vetëm që i takon të shijojë një pjesë më të madhe të kënaqësive të kësaj bote, por nga ana tjetër arrin t’i shijojë ato nën një siguri të plotë, kurse ti i shijon ato (edhe pse të pakta) me frikë dhe sasira të vogla.
Nëse pjesa që të takon do të dyfishohej, kjo nuk do të ishte gjë tjetër veçse një imitim i kafshës, në sensin që do të të zvogëlonte mundësinë për t’u marrë me gjëra të vlefshme, kur dihet se ulja e barrës e inkurajon të zotin të kapë grada dhe shkallë më të larta.
Por nëse do të parapëlqesh – edhe pse jo shumë fisnike- sasinë, atëherë do të kthehesh detyrimisht në atë që njihet si neglizhencë, do të të sakatoset dija dhe do të të përzihen mendimet.

Gjuetia e Meditimeve
Abdurrahman ibn Xheuzi

Categories

Archives