Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u anko

Mos u anko

mos u anko

Të hulumtojmë radhitjen tënde (se ku gjendesh) në mesin e më të pasurve në botë

Numri i përgjithshëm i njerëzimit në botë e kalon gjashtë miliardë banorë. Dy miliard nga ata janë nën vijën e varfërisë, kurse nuk arrijnë shkallën e të pasurve vetëm se 1% e njerëzimit.

Edhe pse përqindja e varfërisë në shoqërinë tonë është e vërejtur, por të ardhurat e shumë të varfërve të vendeve tonaështë shumë më i madh se të ardhurat e të varfëve të botës së tretë.

Nëse supozojmë, për shembull, se të ardhurat e tua mujore nuk e kalojnë 200 euro, kjo do të thotë se ekzistojnë 5,116,326,002 njerëz që janë më të varfër se ty në këtë botë (bile kjo rrogë ty të bënë prej 14.172% nga më të pasurit e botës).

Nëse të ardhurat e tua mujore janë 400 euro, kjo do të thotë se ekzistojnë 5,157,723,156 njerëz që janë më të varfër se ti në këtë botë (dhe kjo rrogë ty të vendosë në 14.03% e më të pasurve të botës)

Nëse të ardhurat e tua mujore ngrihet në 600 euro, kjo do të thotë se 5,199,120,310 njerëz janë më të varfër se ty (dhe kjo të bënë nga 13.34% e më të pasurve të botës).

E nëse je nga kategoria “mbi mesataren” dhe pranon rrogë mujore prej shumës 5,000 euro, kjo do të thotë se janë 5,640,257,352 njerëz që janë më të varfër se ty në botë (dhe kjo rrogë të bënë nga 5.99% e më të pasurve të botës).

Nëse supozojmë se ti pranon 7,500 euro në muaj rrogë, kjo të vë ty para 5,945,324,435 njerëzve në botë. (Dhe kjo rrogë të vë ty në kategorinë e Bill Gejtsit dhe Velid bin Talalit, kategori e cila nuk kalon 1% e të gjithë njerëzimit.)

O zotëria im i dashur! Nëse je nga ata që kanë endje (thesarin i cili nuk shterret) unë të përkujtoj se pa marrë parasysh se sa të zvogëlohen të ardhurat apo të keqësohet gjendja, ti vazhdon të jesh i pasur në krahasim me miliona që nuk kanë asgjë fare në këtë botë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dallimi midis nënës dhe babait !

Dhe a e di se:

Nëse ti ke shtepi ku mund të strehohesh, vend për të fjetur, ushqim në shtëpi, rrobe për trupin, ti je nga 75% e të pasurve të botës.

Nëse ke para në xhepin tënd dhe ke mundësi të ruash pak nga ajo për ditët e vështira, atëherë ti je nga 8% e më të pasurve të botës.

Nëse je ngritur me shëndet të mirë këtë ditë, atëherë ti je në një begati të madhe, pasi ka me miliona njerëz në botë që nuk do ta kenë mundësinë të jetojnë më shumë se një javë për shkak të sëmundjeve të tyre.

Nëse nuk ke përjetuar rreziqet e luftës, nuk ke shijuar vetminë e burgut apo nuk i je nënshtruar torturës, atëherë ti ke gjendjen më të mirë se 500 milion njerëz në këtë sipërfaqe të tokës.

Nëse falesh në xhami pa pasur frikë nga hakmarrja, tortura, burgimi apo vdekja, atëherë ti je në një begati që nuk e përjetojnë 3 miliardë njerëz në botë.

Nëse i ke prindërit gjallë dhe jetojnë së bashku të pashkurorëzuar, atëherë ti je nga të rrallët në këtë ekzistencë.

Nëse je nga ata që buzëqeshin dhe falenderojnë Allahun e Lartësuar, atëherë ti je në begati, pasi ka shumë që kanë mundësinë, por nuk e bëjnë këtë.

Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Kush gdhinë nga ju shëndosh në trupin e tij i siguruar në rrethin e tij, ka ushqimin e asaj dite, gjendja e tij është sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.” (Transmeton Ibën Maxhe, Ibën Hiban)

Gjithashtu, Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Shikoni ata që janë nën ju (në gjendje) dhe mos shikoni ata që janë mbi ju, pasi kjo është më e denjë që të mos përbuzni begatitë e Allahut mbi ju.”(Buhariu dhe Muslimi)

Nëse ty të arrin kjo letër dhe ti e lexon atëherë je në dy begati:

E para: kuptove se ekziston dikush që mendon për ty.

E dyta: se ti ke gjendjen më të mirë se dy miliardë njerëz të cilët nuk dinë shkrim dhe lexim.

Përktheu: Alaudin Abazi

Tags:

Categories

Archives