Saturday, 21/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mos qaj

Mos qaj

Mos qaj

Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh.
Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë.
Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm.
Mos qaj, nëse të bën padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që i është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty dhe ti mos u bëj i padrejtë asnjëherë.

Mos qaj për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistojë dikush që do t’i grumbullojë ato copa nga dashuria e kaluar.
Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhtisë.
Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshëm.

Jeta është më e bukur sesa ta kalojmë duke qarë me lot.

Përktheu: Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pra jeta s’meriton pikëllimin

Categories

Archives