Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos po e marr veten mësysh?


Mos po e marr veten mësysh?


msysh

Pyetja:

Sa herë që bëj diçka të mirë dhe më pëlqen, e kam të vështirë që ta mbaj dhe e tregoj, por nuk e bëj për ta lënduar dikë që nuk e ka pas suksesin tim, apo për t’i thënë dikuj se nuk vlen, por e them sepse e ndiej atë gëzim dhe çfarë arrij me atë, duket sikur marr mësysh dhe e kam vështir ta përsëris atë. Por, tani e kam kuptuar dhe po mundohem ta ruaj gjuhën dhe kur po bëj plan të bëj këtë apo atë, më duket se po i merr era ato, thjesht s’po mundem t’i realizoj për atë kohë që unë po i mendoj dhe po i planifikoj. A ështe problemi se mos e marr mësysh veten, sepse më duket se kjo më ndodh pasi edhe në familjen tonë është ky problem, sepse kur planifikojmë diçka dhe tregojme, duket sikur prishet apo shumë vështirë realizohet, apo është si pasojë e mëkateve tona?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga jeta dhe veprimtaria e të parëve tanë të mirë (selefu salih) dimë se gjithmonë ata donin dhe përpiqeshin që veprat e tyre të ishin të fshehta, ndërmjet tyre dhe Allahut të Lartësuar, me qëllim që këto vepra t’u sillnin dobi në botën tjetër.

Eshtë e njohur se nga ato dëshirat  e fshehta që zënë vend në zemrën e njeriut është edhe vetëlavdërimi i tyre apo i veprave të tyre tek të tjerët. Ky veprim është shkaku  më i madh  që të shpie drejt syefaqësisë, e cila është e kundërta e sinqeritetit, një nga kushtet kryesore të pranimit të veprës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A lejohet rukja të bëhet për vetë dhe per familjaret ?

Nëse njeriu mundohet të forcojë sinqeritetin në zemrën e tij dhe më pas ndodhin gjëra me të cilat përhapin mirësinë tek njerëzit dhe si rezultat i kësaj njerëzit e pasojnë atë, këtu nuk përbën ndonjë problem.

Ndërsa, përsa i përket prishjes së disa planeve, për shkak të lajmërimit të njerëzve për to, ka ardhur në  jë transmetim se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë: “Mos njoftoni askënd  për gjendjen tuaj, derisa të përfundojë (ajo që kishit planifikuar), pasi aty ku ndodhet mirësia ndodhet dhe hasedi (smira, marrja mësysh)” Transmeton Bejhakiu dhe Taberaniu.

Përveç kësaj, duhet çdokush që punon ndonjë punë të mirë, të thotë sikurse na ka lajmëruar Allahu i Madhëruar në Kuran: “Dhe do të ishte më mirë për ty të thoshe kur hyre në kopshtin tënd: “Çfarë do Allahu (bëhet). Nuk ka fuqi dhe ndryshim pa ndihmën e Tij (Mashallahu la kuuete ila bilah)…” (Kehf, 39)

Allahu e di më mirë.

Husein es Serraxh

Categories

Archives