Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos merrni frymë me gojë

Mos merrni frymë me gojë

goje era
Ndoshta era e pakëndshme e gojës suaj nuk vjen nga dhëmbët, por nga frymëmarrja me anë të gojës.
Nëse merrni frymë me gojë dhe jo me hundë, atëherë i hapni rrugë shumë problemeve të dhëmbëve dhe gojës. Individët e shëndetshëm marrin frymë me hundë por në rast të një pengesë në këtë lloj frymëmarrjeje atëherë frymëmarrja mund të bëhet me anë të gojës. Por në të vërtetë kjo frymëmarrje është fillimi i një sërë problemesh të tjera.

Ja disa nga shkaqet e frymëmarrjes me gojë:

1. Rritja e bajameve dhe mishit në hundë 46%
2. Bllokimi i hundëve nga alergjitë 17%
3. Përkulja e kockave brenda hundës majtas ose djathtas 14%
4. Mbështjellja e vrimave të hundës me mukozë
5. Nëse vrimat e hundës janë më të vogla se normalisht
6. Apnea e gjumit (ndërprerja e frymëmarrjes dhe zgjimi i trembur nga gjumi)
Ndërkohë që gjuha zakonisht qëndron në kupolën e qiellzës në rast të bllokimit, ajo ulet poshtë dhëmballëve. Nëse kjo vazhdon gjatë shfaqen vonesa në zhvillimin e qiellzës dhe nuk mund të arrijë gjerësinë e duhur.

Ja disa nga veçoritë e personave të cilët kanë praktikuar frymëmarrjen me gojë në një pjesë të jetës së tyre ose akoma vazhdojnë ta praktikojnë për shkak të problemeve të ndryshme:
1. Kanë fytyrë të gjatë
2. Gojë të hapur edhe kur janë të qetë
3. Buzë që nuk mbyllen ose mbyllen me vështirësi
4. Ndryshim në shqiptimin e disa shkronjave
5. Shfaqje e shumtë e mishrave të dhëmbëve kur qeshin
6. Tkurrja e muskujve rreth gojës kur gëlltiten
7. Nxirje e hallkave rreth syrit

Ja disa nga problemet që shkaktohen nga frymëmarrja me gojë:
1.Ngushtim i njëanshëm ose çift i nofullës së sipërme
2. Shkarja poshtë e dhëmballëve
3. Mos mbyllja e dhëmbëve përpara
4. Shtyrje e dhëmbëve të sipërm
5. Përparimi i nofullës poshtë (kjo ka lidhje veçanërisht me bajamet dhe mishin në hundë)
6. Higjiena e prishur e gojës dhe probleme të mishrave të dhëmbëve

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mjekimi ndaluar (magjise,mesyshit,hasedit)

60% e zhvillimit të fytyrës tek njerëzit plotësohet deri në moshën 4-vjeçare. Diagnostikimi i hershëm i këtij problemi do të ndikojë në parandalimin e problemeve të mësipërme dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së personit. Mosha 4 vjeç është mosha e sugjeruar nga specialistët në heqjen e bajameve apo mishit në hundë në rast të personave që kanë probleme.
/Aisa Kokiçi/.

Categories

Archives