Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos lejo askë të të shohë ty ndryshe, veçse i lumtur



Mos lejo askë të të shohë ty ndryshe, veçse i lumtur

Perla nga Ebu Is’hak El-Huvejni:

Mos lejo askë të të shohë ty ndryshe, veçse i lumtur. Le të shohin njerëzit gjithmonë buzëqeshjen tënde; e, nëse çështjet e jetës të vështirësohen, Kur’ani është vendshpëtimi yt. Nëse vetmia fillon të të kaplojë, drejtoi lutjet e tua në qiej. Kur njerëzit të pyesin se si je, falenderoje Allahun dhe buzëqesh.

Kur hasni në ndonjë milingonë në rrugë, mos e shkelni, që të arrini kënaqësinë e Allahut; se ndoshta Ai të mëshiron ty ashtu si ti pate mëshirë për insektin. Kujto se milingona e madhëron Allahun, prandaj mos e ndërprej këtë madhërim të saj.

Kur kalon afër ndonjë zogu që pi ujë nga ndonjë pellg, mos iu afro aq sa ta frikësosh; me këtë kërko kënaqësinë e Allahut, se ndoshta, për këtë, Ai të kursen ty nga tmerri në Ditën kur zemrat vijnë deri te fyti.

Kur ndonjë macë të prenë rrugën, mos e shkel. Me këtë kërko kënaqësinë e Allahut; ndoshta Ai me këtë të shpëton nga një përfundim i keq.





Kur do të hudhësh ushqimin e mbetur, bëj nijet që atë ta hanë krijesat e tjera (kafshët), dhe vendose ushqimin në një vend të përshtatshëm për to. Me këtë kërkoni kënaqësinë e Allahut, se ndoshta, për këtë, Ai ju furnizon në mënyra që kurrë s’i keni imagjinuar.

Kujtoni: bëni mirë sado e vogël të ju duket, se ju kurrë s’e dini cila vepër e mirë do t’ju shpjerë në xhenet.