Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

(Mos) Kritika e ka kohën e vet



(Mos) Kritika e ka kohën e vet

Tregimi 12
(Mos) Kritika e ka kohën e vet

Në ushtrinë gjermane, si rregull, është e ndaluar të qortosh dikë menjëherë pasi ka ndodhur rasti. Duhet pritur të kalojë pak kohë. Nëse kritika bëhet menjëherë, dënohet ai që kritikon dhe jo ai që ka gabuar.

Një vajzë tetëmbëdhjetëvjeçare, ka marrë një propozim për martesë nga një i ri, i cili i pëlqen asaj, mirëpo familja nuk e pranon atë. E vendosur që ta arrijë atë që i duket e mirë, pas një muaji përpjekjeje ajo ia del që t’i bindë ta pranojnë propozimin pa dëshirën e tyre. Pas një kohe, një natë të gjatë e kalon në mendime për martesën e saj të ardhme dhe vendos të ndërrojë mendjen. Kur zgjohet në mengjes, ulet pranë nënës dhe me lot në sy e njeh me vendimin e saj të ri.
Nëna, e cila i dinte shumë mirë elementet e një dialogu të shtruar, e kupton se nuk është momenti i duhur për t’i hedhur fajin së bijës për vendimin e mëhershëm e as nuk është momenti të njihet me atë që e shtyu të ndërronte mendimin. Ajo e di se në atë moment, së bijës i nevojitet dhembshuri dhe mbështetje. Kështu, ajo vetëm e mbështet fort për gjoksin e saj, e ngushëllon dhe ia përkëdhel kokën e i thotë: “Mos u brengos bija ime! Kjo është shumë më e mirë sesa të detyrohesh t’i japësh fund martesës pas një ose dy vjetve. Ti je ende e re dhe, me lejen e Allahut, së shpejti do të të kërkojë dorën tënde një person që është edhe më i mirë.





● Vini re! Nëna tërë këtë e tha, megjithë faktin se ajo nuk ishte pajtuar me zgjedhjen e mëhershme të bijës së saj, mirëpo e kuptoi me mençuri se qëndrimi pranë bijës së saj për ta ngushëlluar ishte më i rëndësishëm sesa fillimi i ndonjë dialogu, ose hetimi i asaj që e shtyri ta ndryshonte mendjen. Koha për atë dhe për diskutime të tjera do të vinte pasi ajo të kalonte dhimbjen e ndarjes. Për ta bërë këtë, kërkohet që të jemi shpirtmëdhenj në qasje. Kjo do t’i inkurajojë të bisedojnë me ne dhe të shprehin mendimet e tyre.
Ai që është vetëkritik më shumë ka nevojë për përkrahjen tonë sesa për kritikat tona. Njeriun zemërthyer duhet ta mjekojmë e jo ta shkatërrojmë. Kritika është sikur ilaçi, po e dhe në kohën, formën, dhe sasinë jo të duhur, atëherë dëmi i tij mund të jetë më i madh sesa dobia. Andaj të kemi më shumë kujdes në këtë aspekt.
“Do të ishte mirë që përvoja e lartcekur e ushtrisë gjermane të zbatohej në jetën civile nga të gjithë. Do të duhej një ligj kundër prindërve grindavecë, grave grin-davece, shefave kritikë dhe për gjithë morinë e atyre që kërkojnë gabimet e të tjerëve.”
Nga libri Prindërit_e_Suksesshëm