Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos i thoni kurrë fëmijës “Pusho!”



Mos i thoni kurrë fëmijës “Pusho!”

Nuk duhet ndërprerë kurrë një fëmijë që po flet, aq më tepër me shprehje si: “Mba qetësi!”; “Pusho!” sepse shprehje të tilla përcjellin mesazhin sikur qetësia është ndëshkim.

Gjithashtu, nuk duhet shoqëruar kurrë kërkesa për të heshtur me kërkesën për të ndenjur urtë: “Sillu mirë dhe rri urtë!”; ose “rri urtë dhe mos thuaj më asnjë fjalë! Më mirë është të përdoren shprehje si, “Mendo për sjelljen tënde dhe flasim prap kur t’i keshë idetë e qarta!” Të qëndruarit në heshtje, të folurit me masë, të menduarit para se të flitet nuk imponohet tek fëmija duke i kërkuar të pushojë.

Heshtja duhet të jetë një proces që vjen në mënyrë natyrale dhe nëse fëmija nuk e ka për zakon ta bëjë, atëherë detyra e prindërve është ta edukojnë me metoda heshtjeje, për shembull duke vënë rregulla në familje si: kur flet njëri qoftë më i vogli në shtëpi të tjerët duhet ta dëgjojnë deri në fund pa e ndërprerë, kur dikush flen apo është duke folur në telefon të tjerët duhet të heshtin. Metoda frytëdhënëse janë edhe orare të caktuara heshtje,  për shembull me të ardhur në shtëpi të fiken telefonat, televizori, radioja dhe çfarëdo lloj mjeti tjetër kur familja të ulet për të darkuar së bashku.





Fëmija gjithashtu duhet nxitur të meditojë sepse meditimi i mundëson të kuptojë veten por dhe të dëgjojë dhe të respektojë të tjerët. /tesheshi.com/





Categories

Archives