Saturday, 29/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos i hidhni fëmijët tuaj në zjarr?

Mos i hidhni fëmijët tuaj në zjarr?

mos i hidhni
Natyrisht që kushdo prej jush do të çuditej me këto fjalë, porse pasha Allahun kjo është gjendja e shumicës nga ne; shumë prej nesh i kanë lënë pas dore fëmijët dhe ne jemi ata që i hedhim në zjarr.
Si jo?… Si mund të thuash jo…

Ka mangësi dhe boshllëqe të mëdha në dhënien e edukatës së vërtetë islame si dhe në orientimin për në rrugën e drejtë qysh nga fëmijëria e tyre.
Ne i lëmë pa orientim, llogari, ndëshkim dhe kujdes…
Mendo rreth kësaj fjale të Allahut: ”O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe e punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6)
Kjo thirrje është e veçantë për besimtarët e jo edhe për të tjerët. A e dini pse?…
Sepse muslimani syçelë nuk e neglizhon edukimin e fëmijëve të tij. Ai i urdhëron me adhurim ndaj Allahut dhe i ndalon nga mëkatet, sepse është i butë dhe druhet për ata (fëmijët e vet). Nxiton dhe orvatet në edukimin e tyre, sepse e di shumë mirë përgjegjësinë që Allahu e ka vendosur mbi supet e tij, ku çdo bari është përgjegjës për kopenë e tij…

O vëlla, mos i hidh fëmijët e tu në zjarr!
Ti je zemërgjerë dhe i butë, ti je qiriu që shkrihet për t’i ndriçuar të tjerët, largo nga shtëpia çdo të keqe, që të bën dëm:

1. Kanalet satelitore: Ajo mbjell tek fëmijët shumë kundërshtime e që më pas do të ketë shumë vështirësi të largohen nga ato. Ato janë me të vërtetë çrregullim, degjenerim dhe gjithçka tjetër.
2. Kasetat dhe CD me këngë të ndryshme, revistat e dëmshme me foto të artistëve, këngëtareve dhe sportistëve që kanë mbuluar muret e disa shtëpive. S’do mend se kjo gjë është treguesi më i mirë, se ata zemrën e kanë të lidhur me ata, dhe kush i përngjet një populli ai është prej tyre.
3. Telefoni celular është një rrezik potencial; ne nuk jemi kundër celularëve përkundrazi, por disa nuk e përdorin ashtu si duhet dhe ai mund të bëhet shkak për futjen e fëmijës në ndonjë punë të ndytë, Allahu na ruajt. Më mirë është që fëmijët të mos kenë në zotërim një celular të tyren personal para se të mbushin 18 vjeç dhe të jenë të vetëdijshëm për veprimet dhe sjelljet e tyre.
4. Interneti: Ai duhet të jete në vend publik, dhe fëmijët të mos lejohen të jenë vetëm dhe pa praninë e prindërve të mos e përdorin (internetin), dhe në këtë mënyrë parandalojmë shejtanin nga prishja e tyre. Ne duhet t’i shoqërojmë ata gjatë shfletimit dhe hulumtimit në internet.
5. Shoqëria e keqe: Ne duhet t’i dimë dhe t’i njohim shokët e fëmijëve tanë, t’i këshillojmë e t’i vëzhgojmë ata me vëmendje, pa dijeninë e tyre, në mënyrë që fëmija të mos e humbasë vetëbesimin.

I/e nderuar: Pas gjithë kësaj, a do të qëndrosh prapë indiferent/e dhe pa lëvizur në këtë drejtim?…
A do të ishe i/e kënaqur që fëmija yt të dënohet me zjarr?
Ti nuk mund ta shikosh dhe ta përballosh dot sëmundjen e tij, nuk të zë gjumi, shqetësohesh, mërzitesh, qan me lot derisa t’i kthehet shëndeti apo jo!…
Kjo në këtë botë, por si ka mundësi ta përballosh ndëshkimin e botës tjetër mbi fëmijët e tu?…
Frikësohesh për fatkeqësitë e kësaj bote (dunjasë), që mund ta godasin dhe nuk mërzitesh për sprovat e botës tjetër (ahiretit), që mund ta presin.
Frikësohesh që mund të vdesë, e nuk frikësohesh për vështirësitë e dhënies së shpirtit, pyetjeve në varr, errësirës dhe vetmisë së tij.
Frikësohesh për të ardhmen e tij, e nuk frikësohesh, se cili do të jetë përfundimi i tij, në xhenet apo në xhehenem.
Çfarë frike është kjo?!… nëse ai nuk shpëton nga hidhërimi dhe ndëshkimi i Allahut.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  7 fjali (këshilla) te arta

Categories

Archives