Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Del nga “varri” pas gjashtë vitesh
Natyra e mendimeve
Ky është prindi i keq!
Arrat – ushqim i trurit !
– Mos u pikëllo!
No Data
Mjeksia Islame
- ticket title
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
- Pasi te hani bamje ja cfare i ndodh trupit tuaj! Ja çfarë ndodh pasi hani bamje.
Mos e vrisni fëmijërinë!
Reviewed by M.I on
June 6, 2017
.
Rating: 0
Autor: Aid el-Karni Përktheu: Agron Islami E drejta e fëmijës është të qeshë, të lozë, të zbavitet, të luaj, pra, është e drejta e natyrës së tij në të cilën janë pajtuar të gjithë të diturit, madje, edhe mësimet fetare kanë shpallur legjitimueshëm diçka të këtillë. Në hadithin profetik thuhet “Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz, […]
Autor: Aid el-Karni Përktheu: Agron Islami E drejta e fëmijës është të qeshë, të lozë, të zbavitet, të luaj, pra, është e drejta e natyrës së tij në të cilën janë pajtuar të gjithë të diturit, madje, edhe mësimet fetare kanë shpallur legjitimueshëm diçka të këtillë. Në hadithin profetik thuhet “Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz, […]
Mos e vrisni fëmijërinë!

Autor: Aid el-Karni
Përktheu: Agron Islami
E drejta e fëmijës është të qeshë, të lozë, të zbavitet, të luaj, pra, është e drejta e natyrës së tij në të cilën janë pajtuar të gjithë të diturit, madje, edhe mësimet fetare kanë shpallur legjitimueshëm diçka të këtillë. Në hadithin profetik thuhet “Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz, që nga mosha shtatë vjeçare!” E pas kësaj moshe fillo t’ia mësosh, ta urdhërosh dhe ta ndalosh! Sufjan Etheuri ka thënë “Luaj me fëmijën tënd deri në moshën shtatë vjeçare, edukoje deri në moshën shtatë vjeçare, shoqëroje deri në moshën shtatë vjeçare, e pastaj lëre në përvojë!” Pra, duhet që ne t’i lëmë fëmijët tanë, që të kënaqen me pafajësinë e fëmijërisë, ku edhe Vetë Zoti i madhërishëm tregon në Kuranin e Madhnueshëm duke i përcjellë fjalët e bijëve të Profetit Jakub, ku ata i thanë babait të tyre “Dërgoje me neve të lozë e të zbavitet!” e pastaj thanë: “Ne shkuam të garojmë!”
Të lutem, im vëlla, lëre fëmijën tënd të luaj, të kënaqet, të qeshë, të jetojë siç jeton zogu, e mos e ngarko e rëndo atë me mësime përmendësh, me leximin e Ibn Haldunit etj.. pasi unë kam parë ca baballarë të cilët u mësonin fëmijëve të tyre, që nga mosha tri dhe katër vjeçe mësime dhe shkenca të mëdha, e fëmija i gjorë i jetonte ditët e pakthyeshme fëmijërore në brengë, stres dhe ngarkesë! Apo kur ndonjë fëmijë qesh, babai i bërtet e i thotë, “o fëmijë, kujdes!” Kurse nëse buzëqesh i thotë: “Ç’është kjo”?!! Ndërsa ai duhet të luajë e të jetojë fëmijërinë, kurse ai ia citon citatin Kuranor: “A mendoni se ne u krijuam juve kot?!!” Apo kur kërkon fëmija prej tij që të dalë të luaj me fëmijët e tjerë, ai ia mohon këtë të drejtë apo i thotë “ku je ti nga ato fjalë më lart?!” Disa baballarë janë dënues për fëmijët e tyre!!!
Teksa i gjen fëmijët duke luajtur, zbavitur e qeshur, heshtin, ikin, menjëherë mbyllen nëpër dhoma duke bërtitur “vjen babai, vjen babai, vjen babai!” Sepse u ka hyrë vdekja në shtëpi!!!
Mos e vrisni buzëqeshjen në buzët e fëmijëve tuaj! Mosni! Mos e bëni këtë! I Dërguari i Zotit, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ishte i mëshirshëm me fëmijët, lozte me ta, qeshte me ta dhe i bënte të qeshnin. Dy nipërit e tij, Hasani dhe Husejni hipnin mbi shpinën e tij te bekuar, ndërkohë që ai ishte në sexhde. I mbante afër gjoksit Hasanin dhe Husejnin dhe e puthte herë njërin e herë tjetrin, pastaj thoshte “Këta të dy janë dy aroma Parajse!” Kurse një njeri i tha njëherë: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin nuk e puth asnjëherë!” I Dërguari i Allahut ia ktheu duke i thënë: “E paska hequr Allahu mëshirën nga zemra jote!”
Fëmija është nevojtar për kënaqësi psikologjike dhe për sport fizik, në mënyrë që ai të bëhet i gatshëm për të ardhmen e jetës, në prodhime dhe veprimtari. E ç’kemi që bëjmë kështu? Përse i përshpejtojmë ne këto ditë dhe e privojmë atë nga e drejta e natyrës së tij, në lojëra dhe kënaqësi? A mos je duke e privuar zogun të mos këndojë e cicërojë në kopësht? A mos je duke ia bërë të ndaluar zogut të mos i këndojë vargjet e dashurisë dhe të lumturisë mbi degët e pemës? Nesër, për paaftësi mendore të fëmijës, ndodh të jetë prindi i ashpër, vulgar dhe turivarur. Kur ulet me fëmijët e tij, sikur është ulur me ta Haxhaxhi, duke i shtypur në shpirtërat e tyre kënaqësitë dhe gëzimet fëmijërore… e ata rriten, ndërsa në zemrat e tyre mbizotërojnë angështi psikologjike. I sheh në fytyrat e tyre retë e zeza të depresionit dhe ankthit, frikës së varrosur, thellë në mendjen e tyre dhe shenja të tjera të një fëmijërie të privuar dhe të pajetuar! Po, disa baballarë janë luanë të egër ndaj qengjave të butë!!
Silli fëmijët e tu, deri në shkallën e gëzimit dhe të pritjes së nxehtë për ardhjen tënde në shtëpi, sa që, kur të afrohesh ti, ata të shpejtojnë e ta hapin derën, të të puthin, e ti, kthehu e shndërrohu në fëmijë, zbrit në shkallën e tyre të bisedës, rrëfeju ndonjë humor dhe përrallë, merr pjesë edhe ti në lojërat e tyre, në notin dhe kërcimet e tyre! Cilido prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i mirë, bujar, i këndshëm, le të jetë ai fillimisht bujar, i mirë dhe i këndshëm, le ta bëjmë dashurinë shpirtërore, mëshirën në vendin e dhunës, butësinë në vendin e shtypjes së ndjenjave, pasi kështu ne do të lumturohemi me fëmijët tanë.
Nëse njeriu nuk qesh fëmijërisht në moshën e fëmijërisë, kur vallë do të qeshë ai? A mos do të qeshë të qeshura fëmijërore, ato ditë kur t’i përplasen gajlet dhe dertet përbri në kokë, ato ditë kur të mbajë përgjegjësinë e shtëpisë, të punës, të fitimit, të të drejtave sociale, të obligimeve fetare, të sulmeve armiqësore?! Ato ditë kur zemra të piskatë e të thotë:
Ah sikur fëmijëria të më kthehet edhe një ditë vetëm
Që t’i tregoj asaj se çfarë të bëj me të e me jetën!
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
September 28, 2014 / By M.I Veprat intime në bashkëshortësin sipas Islamit
-
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
-
November 29, 2014 / By M.I Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë
-
February 23, 2019 / By M.I Lugina e errësirave
-
February 23, 2019 / By M.I Del nga “varri” pas gjashtë vitesh
-
February 22, 2019 / By M.I Natyra e mendimeve
-
February 22, 2019 / By M.I Ky është prindi i keq!
-
February 21, 2019 / By M.I Arrat – ushqim i trurit !
-
February 20, 2019 / By M.I – Mos u pikëllo!
-
February 20, 2019 / By M.I Kur inatosen femrat ato ngjasojnë me foshnjat
-
February 20, 2019 / By M.I Në kohën tonë gjithmonë kishte dashuri sepse kishte rrespekt
-
February 20, 2019 / By M.I Vitamina më e mirë për shpirtin e njeriut është vitamina S
-
February 20, 2019 / By M.I Mjekojini të sëmurët tuaj me sadaka (lëmoshë)
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
May 27, 2014 / By M.I Nëse teshtinë më tepër se tri herë
-
May 28, 2014 / By M.I Ilaçi i mësyshit dhe sihrit
-
June 6, 2014 / By M.I A e keni ditur !?
-
March 6, 2014 / By M.I 5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani
-
March 30, 2014 / By M.I Per lëkuren e thatë
-
-