Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e vendosni më shalqirin në frigorifer! Ja sepse

Mos e vendosni më shalqirin në frigorifer! Ja sepse

 

I cilësuar si një nga frutat më të mirë veror, shalqiri me siguri preferohet të konsumohet nga të gjithë njerëzit i freskët. Studimet kanë treguar se të gjithë ju që dëshironi të hani shalqirin të ftohtë, bëni një gabim të madh. Bazuar te studimet, ai duhet të mbahet në temperaturë dhome në mënyrë që të ruajë të gjitha vlerat ushqyese që ka.
Kur është i ftohtë, humbet shumicën e vitaminave dhe vlerat e tjera ushqyesve të tij.

Është zbuluar gjithashtu se shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe lëndë ushqyese dhe pasi të këputet, por përsëri vetëm kur e lini në temperaturë dhome. Kur e vendosni në frigorifer, ky proces zvogëlohet ndjeshëm. Si pjesë e studimit, disa shalqinj u lanë në 21, 12 dhe 5 gradë Celcius. Si rezultat, ata që mbaheshin në 21 gradë kishin 40 për qind më shumë lycopene dhe 50 deri 139 për qind më shumë beta karotene.

Shalqiri është një burim i pasur i përbërjeve karotenoide, siç janë lycopenet dhe beta karotene, të cilat janë antioksidantë natyralë të lidhur me një numër përfitimesh shëndetësore, nga parandalimi i dëmtimit të lëkurës nga dielli te lufta kundër kancerit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Crregullimet menstruale !?

Categories

Archives