Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e teproni me lëngjet e frutave

Mos e teproni me lëngjet e frutave

12509464_946437285405343_5661356837963823416_n.png

Mos e teproni me lëngjet e frutave

Shprehitë e këqija në ushqim qysh në vitet e adoleshencës në periudha afatgjatë mund të shkaktojnë pasoja të mëdha, paralajmërojnë shkencëtarët britanikë.

Ata para së gjithash këshillojnë që të kufizohet konsumi i lëngjeve të frutave, për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë të shëndetshme, por në fakt përmbajnë shumë sheqer. Rekomandimi është jo më shumë se një gotë në ditë, sepse shumica e njerëzve çdo ditë konsumojnë më shumë sheqer sesa është e shëndetshme.

Djemtë dhe vajzat e moshës 11-19 vjeç konsumojnë një sasi të pabesueshme prej 42 për qind më shumë sheqer sesa rekomandohet, dhe 14 për qind më shumë yndyra të rrezikshme të ngopura, tregoi hulumtimi. Gjithashtu, vetëm 10 për qind e djelmoshave dhe pak më pak vajza në adoleshencë ia dalin t’i konsumojnë pesë porcionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve.

Megjithatë, edhe më të moshuarit nuk janë shumë më të mirë. Vetëm një e treta e të rriturve konsumojnë mjaft fruta dhe perime, ndërsa mesatarisht konsumojnë rreth 10 për qind më shumë se sasia e rekomanduar e sheqerit. Ëmbëlsirat me sa duket i preferojnë të gjithë, sepse edhe ata më të vegjlit, të cilat kanë dhjetë apo më pak vjet, e tejkalojnë kufirin ditor për 34 për qind.

Si duket nuk bëhet fjalë për ëmbëlsirat, për shkak se ekspertët thonë se burimet më të mëdha të sheqerit të padëshiruar janë lëngjet e frutave, lëngjet e gazuara, petullat nga drithërat, por edhe biskotat dhe desertët.

Nga ana tjetër, ajo që do të duhej ta hanim është peshku i yndyrshëm, por prapëseprapë e anashkalojmë atë. Hulumtimet kanë treguar se një i rritur mesatar e konsumon gjysmën e rekomanduar të peshkut të yndyrshëm në baza javore. Situata është edhe më e keqe në popullatat më të reja, të cilat e shmangin peshkun – i cili mund t’i mbrojë nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe dementia – ndërkohë që në baza javore konsumojnë vetëm një të pestën e sasisë së rekomanduar.

Studimi, i cili përcolli të ushqyerit dhe shëndetin e 4.000 njerëzve tregon se pothuajse gjysma (48 për qind) e meshkujve dhe femrave e kanë të ngritur nivelin e kolesterolit, gjë që sjell deri tek një rritje e rrezikut nga sulmi në zemër apo goditja në tru.

“Ky studim ka shpjeguar se si shumë njerëz, dhe veçanërisht fëmijët, nuk ushqehen si duhet. Kjo i vë ata në rrezik nga sëmundje të ndryshme, si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe obesiteti, tani apo në të ardhmen. Nuk ka magji e cila do të mund ta zgjidhte këtë problem. Prindërit, shkollat, restorantet dhe industria ushqimore, të gjithë ata e luajnë një rol të rëndësishëm,” tha Simon Gillespie, drejtor i “British Heart Foundation.”

Mjekët pajtohen se lëngjet e gazuara do të duhej të shmangeshin plotësisht, ndërsa lëngjet e frutave të kufizohen në një gotë në ditë. Më së miri është të konsumohen gjatë ngrënies.

Categories

Archives