Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e teproni me konsumin e kafes

Mos e teproni me konsumin e kafes

Një kafe në mëngjes herët në shtëpi me qumësht dhe biskota, një tjetër para se të mbërrijmë në zyrë, pastaj një tjetër pasi dalim prej saj e në fund një kafe pasditeve me miqtë … dhe pastaj përsëri, Po sa kafe pijmë çdo ditë?Është e vërtetë se kjo substancë jep një efekt të menjëhershëm për energjizimin e trupit dhe mendjes sonë, por nëse e kalojmë kufirin e 4 kafeve në ditë, mund të kalojmë drejt çmendurisë.

Kështu pohon një studim i fundit i kryer në Itali, sipas të cilit, nëse konsumohen doza të tepërta kofeine, kjo mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin.
Në veçanti, shumë kafe mund të shkaktojë dëme në sistemin e tretjes, si edhe tahikardi apo ndryshime në tensionin e gjakut.Për më tepër, kafja pengon përthithjen e kalciumit dhe hekurit, e kjo mund të çojë edhe në krijimin e gjendjeve anemike për trupin tonë.

Prandaj rekomandohet që ajo të mos merret në mbidoza, por gjithmonë brenda kufijve.Por cilat janë dozat ditore të rekomanduara të kafesë? Ekspertët sugjerojnë të mos e kalojë kufirin prej 300 mg në ditë, po të kemi parasysh se një filxhan kafe siguron rreth 60 mg kofeinë. Pra, i bie që rreth 5 kafe në ditë mund të jetë kufiri maksimal i lejuar. Ndërsa rekomandohet se gjëja më e mirë për trupin do të ishte që të merrnim një kafe paradite dhe një pasdite. Ndersa nuk preferohet pirja e kafese menjëhere para ushqimit apo pas tij mirepo në një distance prej 2 orësh nga vakti ushqimor./PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dëmet nga mishi i derrit
Tags:

Categories

Archives