Thursday, 24/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e shtyni kot më shumë alarmin “për një sy gjumë” studimi i ri ka të dhëna interesante

Mos e shtyni kot më shumë alarmin “për një sy gjumë” studimi i ri ka të dhëna interesante

Sado gjumë të flini, gjithmonë ndjeheni sikur nuk është mjaftueshëm për ju. Logjikisht, nëse shtypni butonin “snooze”, që shtyn alarmin, për të patur më shumë minuta në dispozicion për të fjetur, supozohet të ngrini nivelin e energjisë apo jo?

Sipas disa ekspertëve nëse flinim pas alarmit që kishim vendosur një natë më parë mund të ndjeheshim më të lodhur dhe të përgjumur. Kjo sipas tyre ndodh sepse koha midis tingujve është aq e vogël sa që trupi juaj nuk ka kohë mjaftueshëm për të rënë në gjumë të thellë.

Gjithashtu, mungesa e një rutine të caktuar bën që truri juaj të konfuzohet për alarmin dhe kështu ngatërrohet më orën tuaj biologjike. Por një studim i ri sjell lajmin e mirë për ju edhe nëse veproni në këtë mënyrë.

Ky studim do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të “flini” mendjen. Studimi “pse bufat e natës janë më inteligjentë” i publikuar nga Elsevier, thotë se personat të cilët flenë më vonë dhe zgjohen më vonë, janë më inteligjentë se të tjerët.

Autorët Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina shprehen se nëse jeni në gjendje të shtypni butonin “snooze” pas alarmit, atëherë jeni më intelektualë.

Duke injoruar rregullin e pashkruar që duhet të zgjohesh sa më shpejt kur të bjerë alarmi, autorët shprehen se kur shtypni butonin “snooze” ju bën më kreativë dhe të pavarur.

Studimi i realizuar në Universitetin e Southampton, i cili mori si shembull situatën socio-ekonomike të 1229 njerëzve në lidhje me modelet e tyre të gjumit, tregoi se ata persona që kanë fjetur pas orës 23:00 dhe janë ngritur pas orës 08:00 kanë fituar më shumë para dhe gëzojnë një jetesë më të lumtur./tesheshi.com/

Pëlqeje dhe shpërndaje

Categories

Archives