Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e nenvlersoni Syrin e Xhelozise, Ai mund te ju mbys



Mos e nenvlersoni Syrin e Xhelozise, Ai mund te ju mbys

Mos e nenvlersoni Syrin e Xhelozise, Ai mund te ju mbys.

Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) përcjell prej Ibn Shihabit, ky prej Umameh ibn Sehl ibn Hunejfit, që tregon: “Amir ibn Rabiah, kur pa njëherë Sehl ibn Hunejfin duke u larë, tha: “Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo!” Menjëherë pas kësaj, Sehli ra përdhe. Atëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) i shkoi Amirit dhe, me zemërim e një ton qortues, i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllain e vet?! Pse nuk u lute për begati për të (duke thënë: Barekall-llah!)? Shko lahu tani për të!” E kështu, Amiri lau fytyrën, të dyja duart, dy llërët, dy gjunjët, dy këmbët dhe pjesën e brendshme të izarit të tij në një enë. Pastaj e lagu Sehlin me këtë ujë, dhe ai vazhdoi jetën së bashku me njerëzit e tjerë.”2Buhariu ka shënuar në “Tarihun” e tij transmetimin nga Xhabiri [radiallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut,është nga ndikimi i mësyshit” Për këtë transmetim shejh Albani thotë se është hasen (i mirë).





 





Categories

Archives