Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e mbyt veten se nuk mbaron me kaq….


Mos e mbyt veten se nuk mbaron me kaq….


heartMos e mbyt veten se nuk mbaron me kaq, dhembja pastaj vazhdon perjetësisht

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
” Kush hidhet vetë nga mali dhe vret veten, do të jetë në Zjarr të Xhehenemit duke rënë në të(vazhdmimisht) dhe duke banuar aty përjetësisht. Kush pi helm dhe e mbyt veten, do ta mbajë helmin e tij në dorë duke e pirë atë në Zjarrin e Xhehenemit dhe aty do të banojë përjetësisht.
Kushdo që vret veten me armë hekuri, do ta mbajë atë armë në dorë dhe do ta shpojë me të barkun e vet në Zjarrin e Xhehenemit ku do të banojë përgjithmonë.(Buhariu,5778).

‘Dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin).Vertet All-llahu eshte i meshirshem per ju.”(En-Nisa 29)

Allahu subhanehu ue teala në Kur’an thotë:

”Ai u lejon atyre si te ligjshme At-Tajjibe (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin,punët,ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon si te paligjshme Al-Habaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin,punët,ushqimet dhe sendet).”(El-A’raf 157).

Transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka thene:
” Kush do ta helmon veten,per tu mbytur,ai do te mban ate helm ne doren e tij dhe do ta pin ate ne Xhehenem ,ku ai do te mbetet pergjithmone.”(Transmeton Muslimi).

Dhe ne fund cekim se Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka thënë:
” Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë,por edhe e ndaluara (harami) është e qartë.
Ndërmjet tyre gjenden gjëra të dyshimta,të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta,e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij,ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta,ka rënë në të ndaluarën.”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Një shkrim tjetër i dobishëm  GRUPI PUNUES I SUKSESSHËM

Përshtati: Mjekësia Islame

Tags:

Categories

Archives