Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos…! Ajo që kaloi, mbaroi

Mos…! Ajo që kaloi, mbaroi

Mos…!
Ajo që kaloi, mbaroi

Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.

Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.

Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që cojne drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëj padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!

Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga gjumi që të lodh. Ajo që kaloi, mbaroi.

Categories

Archives