Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Morsi refuzon gjykimin, nuk e njeh gjykatën

Morsi refuzon gjykimin, nuk e njeh gjykatën

Morsi

Djali i presidentit egjiptian Mohamed Morsi kundërshtoi një njoftim nga gjykata e Kajros, që njoftoi se lideri do të dalë para gjykatës më 4 nëntor. Ai tha se babai i tij kishte refuzuar për të dalë në gjyq dhe nuk e njeh legjitimitetin e gjykatës.

“Presidenti refuzon këtë gjyq dhe nuk e njjeh atë apo hetimet e gjyqit, ” tha djali i Mursit, Osama, për Anadolu Agency.

“Ne, familja Mursi nuk e njohim një gjykatë që shkelë legjitimitetin demokratik,” shtoi ai.

Një burim gjyqësor ka thënë se Mursi do të dalë para gjyqit muajin e ardhshëm, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve tha se kjo do të bëhet me 4 nëntor.

Djali i Mursit tha se familja e tij ishte e shqetësuar për raportet e gjyqit, të cilat ai i përshkroi si të pavlefshme.

“Në aspektin e formës së tij ,gjykimi është me të meta ligjore dhe kushtetuese”, pohoi ai. “Dhe në aspektin përmbajtësor, ne nuk i njohim këto gjykime. ”

Mursi , presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, nuk është parë në publik që prej rrëzimit të tij dhe arrestimit tre muaj më parë.

Vendndodhja e tij mbetet e panjohur. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pranon Islamin dhe me vete i merr edhe 1000 të tjerë 

Categories

Archives