Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Momente qetësimi


Momente qetësimi


meditimi

MOMENTE QETËSIMI

Nëse të ka lodhur dunjaja, mos u dëshpëro.

Pushimin do ta gjesh në durim, namaz e lutje.

Vërtetë Allahu dëgjon zërin tënd kur ti i lutesh Atij.

Askush nuk i kupton nevojat e tua, sikurse Ai i cili nuk ka nevojë për askënd.

Andaj, parashtroi kërkesat e tua tek Allahu.

Mos e prit lumturinë e të buzëqeshësh, por buzëqesh derisa të bëhesh i lumtur.

Pse po shqetësohesh për të panjohurën, kur tek Allahu çdo gjë është e ditur?

Pse shqetësohesh për furnizimin, kur tek Allahu janë depot e furnizimit që ka përgatitur për krijesat e veta?

Pse dëshiron t’i hapësh fshehtësitë, kur tek Allahu janë çelësat?

Edhe po të kishe njëmijë e një pse, të gjitha sepse-të do të dërgojnë tek Allahu. Kthehu tek Ai!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Thuaje të vërtetën
Tags:

Categories

Archives