Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlerat ushqyese te mollave


Vlerat ushqyese te mollave


VMollën e karakterizon përmbajtaje e madhe e fibreve, të cilat janë përzierje e celulozës, hemicelulozës, pektinës, polisakarideve dhe ligninës.
Shkencëtarët mendojnë se fibret e tretura zvogëlojnë sasinë e kolesterolit e në këtë mënyrë rrezikun nga arterioskleroza. Rol të veçantë kanë molekulat e pektinës, të cilat gjatë fryerjes lidhin në vete kolesterolin duke e mënjanuar nga organizmi.

150 gr.

Mollë (një frut) pëmban:
Energji ……. 223 kJ (53k cal)
Ujë ……. 85.3gr
Yndyra totale ……. 0.49
Kolesterol ……. 0.0
 Natrium ……. 3.0mg
Kalium ……. 144mg
Karbohidrate totale ……. 12.4gr
Fibre dietike ……. 2.5gr
Sheqer ……. 9.9gr
Proteinë ……. 0.34gr
Kalcium ……. 7.1mg
Hekur ……. 0.48mg
Magnezium ……. 6.4mg
Fosfor ……. 15mg
Vitaminë A ……. 47mcg
Vitaminë C ……. 18mg
Flour ……. 6.6 mcg
Në mollë ka edhe molekula të taninës që e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak.
Siç është e njohur, fibret e tretura rritin vëllimin e fekaleve dhe përshpejtojnë kalimin e ushqimit nëpër traktin tretës duke vepruar në këtë mënyrë në mënyrë preventive kundër kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë.
Në këtë mënyrë zvogëlojnë edhe rrjedhën e substancave toksike nga organizmi, siç janë konzervansët dhe aditivët e ndryshëm të cilët mund të dëmtojnë mukozën e zorrëve. Këto dëmtime shpesh mund të sjellin deri te kanceri i zorrës së trashë.
Preferohet që molla të hahet me lëkurë, ngase përmban flavonide, të cilat kanë veprim antioksidativ, gjegjësisht mbron trupin nga radikalet e lira.
Në vendet ku molla konsumohet si pije kryesore si p.sh. Normandia, gati nuk ka paraqitje të gurëve në veshka. Pas ushqimit me një mollë mund të pastrojmë gojën nga 95% të baktereve të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbit.
image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  VISHNJA
Tags:

Categories

Archives