Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjete shpirtërore të cilat ndihmojnë zgjimin për namaz të sabahut

Mjete shpirtërore të cilat ndihmojnë zgjimin për namaz të sabahut

mjete shpirterore

Mjete Shpirterore
Te cilat ndihmojne zgjimin per namaz te Sabahut

1. Meso se kush eshte Allahu
Allahu thotë: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”. (Bekare, 163)
Po ashtu thotë: “Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, “. (Haxh, 34)

2. Behu i sinqerte
Sinqeriteti d.t.th: nënshtrim absolut Allahut. Thotë Allahu: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”.
(En’am, 162-163)

3. Merr abdest para se te biesh ne gjume
Të bjerë të flejë me abdest, sipas hadithit: ”Kur do të flesh, merr abdestt siç merr për namaz.”
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

4. Fale Vitrin dhe Ben Dua
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) më urdhëroi që ta fal vitrin para se të fle.”
(“Sahih Ebi Daud” ,1187)

5. Lexo pak Kuran
Transmetohet nga Ibën Mes’udi i cili ka thenë:”Kush e lexon Tebareke ledhi bijedihil Mulk [apo me qarte Suren Mulk],çdo natë Allahu do ta mbronë nga denimi i varrit, e në kohën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve selam këtë sure e quanim surja e mburojes…”
(Transmeton Nisaiu 6/ 179 , e ka bërë të mire Albani në “Sahih Tergib ve Terhib” 1475)

6. Kujtoje Allahun
i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku thotë: ”Mendo për Allahun në mirësi, të të mendojë Ai ty në fatkeqësi.” (Suneni i Tirmidhiut, 2516.)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mendjemadhësia dhe dëmi i saj

7. Perkujto Shperblimin qe do e marresh
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,thotë në hadithin që e tregon Enesi: “Përgëzoi ata, të cilët ecin nëpër errësirë për në xhami me një dritë (nur) të plotë në ditën e gjykimit.” [Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davud dhe Ibn Maxhe].

Perktheu dhe pershtati: Abdurrezak MD,

Tags:

Categories

Archives