Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjeksia Islame dhe grate shtatezena


Mjeksia Islame dhe grate shtatezena


grate shtatzena

Studimet mjekesore bashkekohore vertetojne se sporti dhe levizjet trupore, siç eshte edhe namazi, jane shume te dobishme per gra shtatzena, por i demtojne teper grate gjate ciklit mujor.

Femres qe fal namaz, kur bie ne ruku dhe ne sexhde, i rritet levizja e gjakut ne miter, duke shtuar edhe faktin se qelizat e mitres dhe te vezores jane te ngjashme me qelizat e melçise, te cilat terheqin shume gjak. S’do mend se mitra e shtatzenes ka nevoje per shume gjak ne menyre qe te ushqeje embrionin si dhe te pastroje ndyresirat nga gjaku i tij. Femra shtatzene, kur fal namazin, e ndihmon ate ne çuarjen e gjakut te shumte tek embrioni.

Ndersa femra me cikel mujor, nese fal namazin, shkakton levizjen e gjakut me shumice ne mitren e saj, gje qe çon ne humbjen dhe zbritjen e tij ne gjakun e menstruacionit.
Sasia e gjakut dhe e lengjeve te humbura nga trupi i femres gjate diteve te ciklit vleresohet rreth 24 ml gjak, gjithashtu aq edhe te lengjeve.Sikur femra te falte namazin gjate ciklit, ai do behej shkaktar per shkaterrimin e sistemit te imunizuar ne trupin e saj, per faktin se rruazat e bardha te gjakut, te cilat luajne rol te rendesishem ne imunitet, humben permes gjakut te humbur te menstruacioneve nga trupi.Gjakderdhja, ne pergjithesi, shton mundesite e infektimit nga semundjet. Ndersa grate me cikel mujor, Allahu i Lartesuar i ka ruajtur nga infektimet me perqendrimin e rruazave te bardha te gjakut ne miter gjate periudhes mujore ne menyre qe te kryejne ruajtjen dhe mbrojtjen kunder semundjeve.
Nese femra me menstruacione falet gjate asaj periudhe, ajo humb shume gjak dhe bashke me te humb edhe rruazat e bardha. Si pasoje, pothuajse te gjitha gjymtyret e trupit te saj, si melçia, shpretka, gjendra limfatike, truri i ekspozohen semundjeve. Ketu shfaqet urtesia e ndalimit te namazit per grate gjate periudhes se menstruacioneve derisa ato te pastrohen, ashtu siç eshte cilesuar Kurani, se ajo eshte periudhe e demshme dhe e neveritshme, duke shtuar edhe faktin se levizja e trupit, sidomos gjate sexhdes dhe rukuse, rrit rrjedhjen e gjakut ne miter dhe lehteson humbjen e tij me kot duke shtuar edhe ate se shkakton mungesen e kriperave minerale nga trupi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rrethi (Duragjaku,dubaku) i dobishëm apo i dëmshëm ? ? ?

Gjate periudhes se menstruacioneve mjeket keshillojne per pushim dhe marrje te ushqimit, ne menyre qe trupi te mos humbe gjakun dhe te gjitha kriperat minerale te çmuara.
Ketu gjithashtu vihet ne pah urtesia e ndalimit te agjerimit per grate gjate menstruacioneve.

” Allahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtiresim per ju.”
(Kur’an)

image_pdf

Categories

Archives