Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekrra – e mire per shendetin e mashkullit



Mjekrra – e mire per shendetin e mashkullit

Mjekrra – e mire per shendetin e mashkullit

Ekspertët zbulojnë efektet pozitive të mbajtjes së qimeve të fytyrës tek meshkujt

Mbrotje nga dielli

Qimet e fytyrës ofrojnë mbrojtje të madhe nga dielli, e kështu edhe nga kanceri i lëkurës. Ky është rezultat i një hulumtimi në Universitetin e Queenslandit jugorë

Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime për tri here më pak i janë nënshtruar rrezeve të dëmshme UV krahasuar me ato pjese qe nuk kishin qime.

“Edhe dendësia e mjekrës e luanin e faktorit mbrojtës. Sa më të trasha të jenë qimet, faktori mbrojtës është më i madh”, ka theksuar mjeku Nick Law, një prej dermatologëve të shquar nga Londra.

Një tjetër teori thotë se mjekra kaçurrele i thyen rrezet e diellit, të cilat udhëtojnë në trajektore të drejtë.
Kur rrezja has në një qime kaçurrele, ajo thyhet dhe rrallëherë arrin deri te lëkura.

Mjekrra mund te parandaloje sulmin asmatik

Meshkujt që vuajnë nga astma, në kohën e polenit apo e shkaktuar nga pluhuri, mund të kenë dobi nga mustaqet, pasi që ato i pakësojnë simptomat. Mustaqet që depërtojnë deri në hundë mund të pengojnë depërtimin e alergjenëve nga hunda në mushkëri.

Disa ekspertë megjithatë konsiderojnë se kështu mund të pengohet hyrja e polenit në organizëm, por jo edhe e pluhurit, grimcat e së cilës janë mikroskopike.





Ngadalson plakjen

Me kalimin e kohës, qimet e fytyrës mund ta ndihmojnë lëkurën që të mbetet e re dhe në gjendje të mirë. Ato parandalojnë që uji të avullojë nga lëkura duke e mbajtur atë të lagësht, ndërsa e mbrojnë edhe nga era, e cila e than dhe ia pakëson shtresën mbrojtëse.

Në rast se vendosni ndonjë krem për mbajtjen e lëkurës më të lagësht, ajo do të qëndrojë më gjatë nën mjekër dhe mustaqe sesa në lëkurën e rruar.

Ndihmese kunder ftohjes

Qimet e forta nën mjekër dhe në fyt do të ngrenë temperaturën e qafës dhe do të ndihmojnë kundër ftohjeve. Qimet janë izolator që ngrohin. Mjekrat e gjata dhe të dendura, të cilat “burgosin” erën e ftohtë dhe e ngrenë temperaturën e qafës janë një bonus shtese në momentet kur meshkujt nuk ndihen mirë. Kur keni dhembje fyti, trupi e ngre temperaturën në mënyre që të vrasë virusin. E qimet përreth mjekrës dhe fytit kështu bëhen një shtresë shtesë të mbrojtjes.

Pengon skuqjet ne lekure

Kur meshkujt nuk rruhen, nuk kane as skuqje të papëlqyera. Rruajtja e shpeshtë është shkaktar kryesor i infeksioneve bakteriale në pjesën e poshtme të fytyrës. Mund të shkaktoj të prera dhe kështu edhe infeksion të qimeve folikulare.

Por, nga ana tjetër, shkencëtaret kanë vërtetuar se mjekra mund të përhapë edhe infeksione, thotë Ron Catler, mikrobiolog në Universitetin e Mbretëreshës Maria në Londër. Prandaj është me rëndësi që meshkujt që kane mjekër të kujdesen që ta lajnë me kujdes dhe ta pastrojnë atë , ne mënyrë që lëkura nën mjekër të mos infektohet.