Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekra mbron meshkujt nga dhimbjet e fytit,kanceri i lekures dhe ngadaleson plakjen


Mjekra mbron meshkujt nga dhimbjet e fytit,kanceri i lekures dhe ngadaleson plakjen


 

Mjekra ka efekte të dobishme në shëndetin e mashkullit. Ajo vepron si një lloj izolatori duke e mbrojtur fytin nga dhimbjet dhe djegiet e dielliit. Mjekra, gjithashtu e lehtëson edhe astmën që nxitet nga grimcat e polenit.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që mjekra ofron mbrojtje prej 80 deri 95 për qind nga dielli, ndërsa fortësia e mbrojtjes varet nga ajo se sa të gjata dhe të dendura janë qimet.
Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe. Por, varësisht nga kjo, edhe meshkujve me mjekër u rekomandohet losioni me faktor mbrojtës, ka theksuar dermatologu, dr. Nick Lowe.

Kolla dhe dhimbja e fytit

Mjekra që shtrihet nëpër qafë krijon një shtrese mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si një lloj izolatori dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, thotë Carol Walker nga qendra për trikologji ne Birmingham

Astma

Meshkujt me astmë, të shkaktuar nga poleni, thonë se mustaqet dhe mjekra ndikojnë në zvogëlimin e simptomave. Mustaqet parandalojnë grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, ka shtuar Walker
Por, disa eksperte nuk pajtohen me këtë teori. Ata thonë se mustaqet vetëm përkohësisht mund të mbajnë grimcat. Në rastin më të keq sasitë e mëdha, të grumbulluara të polenit, mund të nxisin reaksion të rrezikshme alergjikë.

mjekra

Plakja

Mjekra mbron lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalëson plakjen. Ajo parandalon humbjen e lagështisë, duke e mbajtur lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Me aplikimin e kremës nën qime, lëkura do të mbaje më gjate lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe. Po ashtu lëkurë e meshkujve është më e trashë sesa e femrave, dhe është me rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, shton ai.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos i thoni kurrë fëmijës “Pusho!”
Tags:

Categories

Archives