Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekimi ndaluar (magjise,mesyshit,hasedit)


Mjekimi ndaluar (magjise,mesyshit,hasedit)


nuskaI dërguari i Allahut, Muhamedi(Lavdërimi dhe Shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: «Me të vërtetë Allahu nuk e ka bërë shërimin e popullit tim në ato gjëra të cilat (Allahu) ua ka ndaluar»

Prej gjërave të ndaluara që njerëzit i përdorin në mbrojtjen apo shërimin e mësyshit, hasedit dhe magjisë janë nuskat dhe hajmalitë e ndryshme të cilat varen në qafë apo nëpër rroba, por që në të vërtetë nuk sjellin veçse të keqen. Muhamedi, i dërguari i Allahut ka thënë:«Mos i dhëntë Allahu shëndet atij i cili var nuskë(hajmali)», po kështu ka thënë:«Kush var një nuskë(hajmali), veçse ka bërë shirk(idhujtari)»

Ndalohet rreptësisht shkuarja te fallxhorët dhe magjistarët. Për këtë Muhamedi, i dërguari i Allahut(Lavdërimi dhe Shpëtimi I Allahut qoftë mbi të) ka thënë:«Kush shkon te ndonjë fallxhor dhe e pyet për diçka dhe e beson në atë që thotë, veçse ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit», pra shpalljen e Islamit.

Shumë muslimanë të painformuar, kur i godet ndonjë fatkeqësi ose kanë nevojë për të plotësuar, rendin me shpejtësi tek varret dhe tyrbet për t’iu lutur atyre që janë varrosur aty, duke u betuar dhe lutur para tyre me qëllim që t’ua plotësojnë nevojën apo për tu hequr hallin që kanë. Një vepër e tillë është idhujtari dhe e nxjerr personin nga feja Islame.

E ndaluar është dhe çdo lloj lutjeje që i drejtohet dikujt tjetër veç Allahut, qoftë ky edhe Muhamedi i dërguari I Allahut, sepse edhe ai ka qenë njeri dhe nuk meriton t’i lutesh. Shembuj nga këto lutje të ndaluara janë: O Muhamed, o Ali, o Hysejn, o Xhebrail, o baba Tomorr, o shën Kozma, o kisha e Laçit etj. lutje të cilat nuk lejohen që muslimani t’i bëjë dhe që janë prej idhujtarisë. E ndaluar është edhe zotimi, premtimi, prerja e kurbanit apo çdo lloj riti tjetër që nuk i drejtohet Allahut.

Një shkrim tjetër i dobishëm  DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE

Si t’i njohim ata që bëjnë magji dhe njihen si “hoxhallarë” apo shehlerë e fallxhorë dhe në fakt janë magjistarë dhe sharlatanë?

Njihen nga format që përdorin për “shërimin” e magjisë ose syrit nëpërmjet nuskave, hajmalive, përdorimit të shkrimeve me simbole të ndryshme(p. sh. në formë ylli me pesë ose gjashtë cepa), ose shkrimeve me gërma të shkëputura(iniciale) pa kuptim, i kërkojnë personit sende personale, si rroba të brendshme etj., i kërkojnë emrin e nënës, ose e thërrasin personin direkt pa e pyetur me emrin e tij dhe e informojnë për hallin që ai ka pa e pyetur atë. Këta janë magjistarë të lidhur me shejtanë edhe nëse pamja e tyre ngjan me pamje “hoxhe” dhe është detyrë të mos shkohet te ata dhe të prishen gjërat që ata japin dhe nuk duhen besuar.

Lusim Allahun e lartësuar të na mbrojë nga e keqja e magjisë dhe magjistarëve dhe të na drejtojë në rrugën e drejtë të islamit deri në vdekje.

Lavdet dhe Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit tonë, Krijuesit, Sunduesit dhe Drejtuesit të gjithçkaje.

Tags:

Categories

Archives