Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekimi me rukje (lexim Kurani dhe lutjesh)

Mjekimi me rukje (lexim Kurani dhe lutjesh)

Transmetohet nga Aishja -radiallahu anhu- se “Profeti -alejhi selam- I bënte rukje disa grave të tij, e prekte me dorën e tij të djathtë dhe thoshte: Allahumme rabennesi edhhibilbe’se ueshfi Ente Esh-shefij la shifae ila shifauke shifaen la jugadiru sekame (O Allah, Zoti i njerëzve, largoje sëmundjen dhe shëroje, Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd, shërim që nuk kthehet sërish)”[1].

Transmetohet nga Uthman bin Ebu El-As Thekafij se ai u ankua tek profeti -alejhi selam- për një sëmundje që kishte në trup që kur kishte hyrë në islam. Profeti -alejhi selam- i tha atij: “Vendos dorën tënde aty ku ndjen dhimbje në trupin tënd dhe thuaj: Bismilah, tre herë dhe thuaj shtatë herë: Eudhu bilahi ue kudratihi min sherri me exhidu ue uhadhir (I kërkoj mbrojtje Allahut dhe fuqisë së Tij prej të keqes që kam apo që i druhem)”[2].

Transmetohet nga Sead bin Ebu Uekasi -radiallahu anhu- se profeti -salallahu alejhi ue selam- e vizitoi atë kur ishte sëmurë dhe profeti -alejhi selam- tha: “O Allah shëroje Seadin, o Allah shëroje Seadin tre herë”[3].

Transmetohet nga Muhamed bin Salimi: Thabit Bunanij më ka thënë mua: O Muhamed, kur të ankohesh (për ndonjë sëmundje) vendos dorën tënde aty ku të dhemb pastaj thuaj: “Bismilah, kërkoj mbrojtje me madhështinë e Allahut dhe fuqinë e Tij nga e keqja e kësaj sëmundjeje pastaj ngrije dorën pastaj përsërite këtë numër tek sepse Enes bin Malimku më ka treguar mua se profeti -alejhi selam- i ka thënë atij kështu”[4].

Transmetohet nga Ibën Abasi -radiallahu anhuma- se ka thënë: “Profeti -alejhi selam- I bënte rukje Hasenit dhe Husejnit dhe thoshte: Babai juaj i bënte rukje me to Ismailit dhe Is’hakut: Eudhu bikelimati lahi tamme min kuli shejtanin ue hamme ue min kuli ajnin lamme (Kërkoj mbrojtje me fjalët e Allahut të plota prej çdo shejtani dhe helmuesi (nga kafshët) dhe nga çdo sy i keq)”[5].

Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut

Autor Husejn el Auajsheh

Përktheu Teuta Xeka

[1]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[2]E transmeton Muslimi.

[3]E transmeton Muslimi.

[4]E transmeton Tirmidhiu dhe e saktëson shejh Albani.

[5]E transmeton Buhariu.

Categories

Archives