Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekimi me rere te ngrohte (Psamoterapia)

Mjekimi me rere te ngrohte (Psamoterapia)

Mjekimi me rere te ngrohte (Psamoterapia)

Mjekimi me rere te ngrohte behet jo vetem ne plazh por edhe ne reparte Fizioterapeutike te spitaleve dhe poliklinikave. Mjekimi me rere eshte nje procedure e thjeshte qe mund te sbatohet edhe ne kushte shtepiake. Ne spitale mund te organizohen edhe mjedise te posacme me rere te ngrohte,me qellim qe kur paraqitet nevoja te semuret tu nenshtrohen procedurave
te pergjithshme me rere. Zbatimi lokal i procedures qendron ne vendosjen e reres ne pjese te kufizuara te trupit.Ngrohja e reres vehet me paisje te posacme ose me tepsi mbi furnela elekrike ose mbi zjarr. Qe rera te ngrohet njelloj deri ne temperaturen 55 grade C
duhet te perzihet shpesh here.
Per mjekim lokal me rere te ngrohte,rera hidhet ne nje qese prej doku qe mbushet deri ne gjysme.Pasi te lidhet gryka kjo qese vendoset ne pjesen e trupit qe duam te mjekojme.Ne rast se ndihet shume rera e nxehte,vendosim ndermjet pjeses se trupit dhe qeses nje shtrese rrobe ose nape. Seanca vazhdon deri sa te ftofet rera rreth 30-90 minuta.Pasi mbaron procedura pjesa e trupit fshihet nga djersa me peshqir te thate dhe mbeshtillet me nje robe te ngrohte.Veprimi fiziologjik i reres se ngrohte bazohet ne ngacmimet termike e mekanike, te cilat fuqizojne proceset metabolike dhe djersitjen e organizmit.Rera e ngrohte vepron kryesisht ne varesi te faktorit termik,i cili fuqizon qarkullimin e gjakut,ngroh indet lokale dhe organizmin.Shpejton proceset metabolike,pulsin dhe frymemarjen,kurse tensioni arterial mund te rritet.keto manifestime jane me te theksuara sidomos ne procedurat e pergjithshme me rere.
Nga procedurat me rere te ngrohte verehen ndryshime ne morfologjine e gjakut. Procedurat me rere te ngrohte mjekojne semundje kronike te kyceve artritet,spondilozat,spondiloarthrozat etj… , Demtimet traumatike te kyceve,te muskujve,te eshtrave etj.. , Semundjet e nervave periferik,Iskialgjite,nevralgjite,neuritet e ndryshme etj… Nuk duhet perdorur ne rastet me procese akute,nuk duhet perdorur ne rastet me turbekuloz te organeve te ndryshme,sidomos te mushkrive,nuk duhet perdorur kur kemi temperature.
Pergatiti: K.Ymeraj

Categories

Archives