Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekimi i magjisë nëpërmjet lutjeve dhe përkujtimit të Zotit


Mjekimi i magjisë nëpërmjet lutjeve dhe përkujtimit të Zotit


Kurani

Mënyra më e dobishme dhe efikase e mjekimit të magjisë është me ilaçin hyjnor. Meqenëse magjia është vepër e shpirtrave të këqij, atëherë ajo mund të përballohet vetëm nëpërmjet ndikimit të kundërt që sjellin këndimi i Kuranit, lutjet dhe dhikr-i, të cilët i asgjësojnë pasojat që ajo lë në shpirtin dhe në trupin e njeriut, si dhe nëpërmjet pranisë së shpirtrave të mirë (engjëjve). Sa më të forta dhe të goditura të jenë ato, aq më i plotë do të jetë shërimi dhe largimi i të keqes. Kjo çështje ngjan me dy ushtri, të cilat përballen me njëra-tjetrën dhe të cilat fusin në përdorim të gjithë arsenalin e tyre, për të mposhtur kundërshtarin. Ushtria që ka më tepër armë dhe mjete është ajo që do të triumfojë. Nëse zemra mbushet me Kuran dhe me përkujtimin e Allahut dhe fillon të lutet me përunjësi dhe përqendrim, me fjalë të përzgjedhura me kujdes, atëherë ky është ilaçi më i fortë shërues. Nëse njeriu është i rregullt me lutjet dhe dhikrin e përditshëm, ai është i ruajtur nga magjia dhe çdo ndikim i shpirtrave të këqij.

Edhe magjistarët e pranojnë se magjia e tyre ndikon plotësisht vetëm te njerëzit me zemër të dobët, që lëshohen shpejt. Ata godasin më lehtësisht ata njerëz që janë të lidhur shumë me gjëra të ulëta dhe janë të shfrenuar në epshet e tyre. Ja përse ata që preken më së shumti nga këto gjëra janë gratë, fëmijët, injorantët dhe beduinët: ata që kanë mangësi të mëdha nga besimi i drejtë, mbështetja në Zotin dhe në teuhid, ata që, gjatë ditës së tyre, e përkujtojnë Allahun shumë pak ose aspak nëpërmjet dhikrit, këndimit të Kuranit dhe lutjeve të përditshme, të cilat na i ka mësuar Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij. Është vetë i magjepsuri ai i cili mund ta ndihmojë veten më shumë se çdokush tjetër, duke mos e lënë armikun që ta vërë nën thundër.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ti shëroni vet fëmijët tuaj nga mësyshi?

Zemra e njeriut shpesh është e lidhur fort me disa gjëra, duke qenë shumë e përqendruar në arritjen e tyre. Nëse ajo të cilën njeriu e kërkon dhe e synon aq shumë është diçka e ndaluar nga i Madhëruari, është e ulët, e poshtër dhe e preferuar për shejtanin, atëherë shfaqet rreziku i madh që shejtani ta zotërojë të sëmurin dhe ta nënshtrojë atë. Ky rrezik bëhet edhe më i fortë kur njeriu është larg besimit dhe përkujtimit të Zotit. Pra, kur dëshirat janë të shfrenuara dhe kur mungon besimi dhe përkujtimi i Zotit, prekja nga magjia dhe çdo ndikim tjetër djallëzor bëhet më e lehtë dhe më e mundshme.

Në fund, Allahu është më i ditur për gjithçka.

Shkeputur nga libri “Zead el Mead,Mjekësia e Pejgamberit”
Autor Ibn Kajim el Xheuzije

image_pdf
Tags:

Categories

Archives