Wednesday, 18/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekimi i magjisë … Keto janë ajetet qe lexohen



Mjekimi i magjisë … Keto janë ajetet qe lexohen

Mjekimi

Vendos doren tek koka e semurit dhe lexon kuran me ze.
“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim


Lexo
Suren el fatiha
Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim
4 ajetet e par ate sures El-Bekare
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetin 102 e suren El Bekare
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 163-164 e sures El Bekare
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Pastaj ajetin 255 te syres El-Bekare
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Pastaj ajetin 285-286 te sures El Bekare
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 18-19 te sures Ali Imran
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 54-56 te syres El-Arafe
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 117-122 te syres el-Arafe (I perserit keto shume here sidomos ajetin 120 30 here)
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 81-82 te sures Junus( e kete e perserit shume)
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetin 69 te sures Taha ( edhe kete e perserit shume)
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetin 115-118 te sures Muminun
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 1-10 te sures Saffate
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 29-32 te sures Ah-kaf
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 33-36 vte sures Rrahman
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 21-24 te sures El Hasher
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Ajetet 1-9 te sures Xhin
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Suren ihalas
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Suren Felek
Pastaj Eudhu bil lahi minesh shejtanirr rraxhim …………….
Suren En-Nas

Keto sure kendohen arabisht por nese dikush deshiron mund ti lexoje dhe ne shqip.Por me mire eshte ti degjoje ose kendoje ne arabisht.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim

1. Fatiha
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim

2. Bekare
1. Elif, Lam, Mim
2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim

102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim

163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim

255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”.
286. All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

3. Ali Imran
18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t’i japë llogarinë

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

7. Araf
54. Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
55. Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe shkopin tënd!” Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.
118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
121. Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
122. Zotit të Musait dhe të Harunit!”

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”





10. Junus
75. Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
76. E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: “Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë”.
77. Musai tha: “A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?”
78. Ata thanë: “Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t’ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve”.
79. Faraoni tha: “Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë”.
80. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur”.
81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: “Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!” Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

20. Ta Ha
57. (Atëherë faraoni) Tha: “O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti”.
59. (Musai) Tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite”.
60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t’ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”.
62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t’ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti”.
64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
65. Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”
66. Ai (Musai) tha: “Jo, hidhni ju!” Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
68. Ne i thamë atij: “Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!”
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”
71. Ai (faraoni) tha: “A i besuat atij para se t’u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”
72. Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!”
73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

23. Muminun
115. A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?
116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
118. E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

37. Safat
1. Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.
7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

46. Ahkaf
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!”
31. O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

55. Rrahman
33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

59. Hashr
21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

72. Xhin
1. Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë”.
3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë.
4. S’ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
5. Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë.
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

112. Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

113. Felek
1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi ue nefhihi nefthihi Bismil-Lahirr-rrahmanirr-rrahim”

114. Nas
1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.





Categories

Archives