Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekimi i dhembjeve me rukje

Mjekimi i dhembjeve me rukje
Mjekimi i dhembjeve me rukje

Imam Muslimi sjell në Sahih rrëfimin që thotë se Othman ibn Ebu Asi u ankua njëherë te Pejgamberi (s.a.u.s.) për një dhembje që ndiente në trupin e tij, që kur kishte pranuar Islamin. Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha: “Vendose dorën tënde në vendin që të dhemb në trup dhe thuaj „Bismilah‟ tri herë. Pastaj thuaj shtatë herë: „Eudhu bi iz-zetil-lahi, ue kudretihi min sherri ma exhiduhu, ue uhadhiruhu!” (Kërkoj mbrojtje me Fuqinë dhe pushtetin e Allahut nga e keqja që po vuaj dhe nga e cila po bëhem merak!)1

Kjo mënyrë kurimi përmban në vetvete përmendjen e emrit të Zotit, mbështetjen e plotë tek Ai dhe kërkimin e strehës te pushteti dhe fuqia e Tij, kundra dhembjeve që njeriu ndien; si e tillë, ajo (rukja) patjetër që do t‟i largojë dhembjet. Përveç kësaj, përsëritja e lutjes e bën rukjen më të fortë dhe më efikase, njëlloj sikur të marrësh një ilaç për të disatën herë, derisa ta shërosh plotësisht sëmundjen.

Në dy Sahih-ët thuhet se Pejgamberi (s.a.u.s.) i vizitonte anëtarët e familjes së tij (që ishin të sëmurë), i prekte ata me dorën e tij të djathtë dhe lutej: “Allahume Rabben-nas! Idhhibil be‟s ueshfi ente shafi! La shifae il-la shifauk! Shifaen la jugadiru sekama!” (O Allah! O Zoti i njerëzimit! Largoje vuajtjen dhe sill shërimin! Vetëm Ti e sjell shërimin dhe nuk ka shërim tjetër përveç atij që sjell Ti! Ai është shërim që nuk lë më sëmundje!)

Kjo rukje e fundit përmban lutjen drejtuar Allahut nëpërmjet zotërimit të Tij absolut dhe nëpërmjet mëshirës së Tij, që Ai të sjellë shërimin. Në rukje pohohet, gjithashtu, se vetëm Allahu është Ai që e sjell shërimin dhe se nuk ka shërim tjetër përveç atij që sjell Allahu. Në rukje i lutesh Allahut, duke deklaruar njëshmërinë, bujarinë dhe zotërimin e Tij.

Categories

Archives