Monday, 18/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekime shtëpie për hemoroide

Mjekime shtëpie për hemoroide

Majasëlli nuk është gjë tjetër veçse zgjerim i venave të zorrës së trashë. Nga majasëlli preken më shumë njerëzit që qëndrojnë ulur dhe që merren pak me punë aktive. Kjo është një sëmundje mjaft e shpeshtë , që arrin në përqindje të larta te gratë (deri 70 % të tyre). Dallojmë majasëll të brendshëm , ku nyjet e venave të zgjeruar janë në thellësi dhe nuk shihen me sy, dhe majasëll të jashtëm ku ato dalin jashte anusit. Majasëlli shkaktohet nga kapsllëku kronik, mbiushqyerja , ndenja ulur, sëmundjet e mëlçisë së zezë sidomos, cirroza, pamjaftueshmëria e punës së zemrës, presioni i shtuar në pjesën e poshtme të barkut gjatë shtatzanisë, tumoret e zorrës së trashë. Ndalohen ushqimet ngacmuese , pikante , alkooli, piperi i kuq dhe i zi, salca, mishi i derrit. Këshillohen ushtrime gjimnastikore, shëtitjet, masazhet e barkut, të luftohet jeta pasive.

Bari i majasëllit dhe i kolitit ka dhënë rezultate të mira në gazra , shfryrjet e zorrëve , në spazmat etj.   Pra ka edhe shumë bimë të tjera si: Kamomili, frutat e gështenjës së egër, bishtamidhin, manaferra, rigoni. Merrni 40 gr. Zihet me 1 litër e gjysëm ujë për një orë e gjysëm dhe pihet 3 herë 1 filxhan para buke.

Është edhe një metodë tjetër për majasëllin. Bishtat e disa patëllxhanëve karbonizohen në furrë të sobës derisa të bëhen pluhur. Me këtë merret dhe përzihet mjalti dhe vendoset në garzë sterile poshtë në anus. Ajo qetëson dhimbjet dhe përmirëson dukshëm hemorroidet nga poshtë.

Merrni një lugë gjelle me sytha të njoma plepi, të thahen  dhe kavardisen në tigan, pastaj përzihet pluhuri me vaj ulliri. Me këtë pomadë lyhet rreth e qark anusi duke e mjekuar në mëngjes dhe darkë.

Merrni 5 lugë gjelle lëvore drunakuqi të mbledhura para se të çelë gjethet. Hidhen në 1 litër ujë dhe zihen 10-15 min. Ena lihet e mbuluar 20-30 min, pastaj kullohet. Pihet 1 gotë para gjumit.

Kur acarimi arrin kulmin , sa i sëmuri nuk mund të qëndrojë ulur, merrni 40 thelpinj nga bërthama pjeshkësh dhe i kavardisni si kafe. Një pjesë të këtij pluhuri mbyteni me vaj ulliri për të sajuar një lloj pomade për lyerje dhe shumica përzihet me 1 kg mjaltë, të kuqe vezësh e 30 gr lule squfuri. I sëmuri merr 1 lugë gjelle 3 herë në ditë.

Për qetësimin e dhimbjeve përdoren edhe patatet e grira në rende. Këto përdoreshin në formë llapaje duke i mbështjellë me një pëlhurë.

Merrni 30 gr lule gështenje të egër, kamomil dhe bar pezmi, 10 gr sherebel dhe 3 lugë gjelle nga përzierja futen në gjysmë litri ujë të ftohtë dhe lihen 4 orë, duke e përzier shpesh. Pastaj ena e mbuluar zihet 5 min. Lihet të ftohet 30 min dhe kullohet mirë. Me të lyhet rektumi me një garzë të pastër. Kjo bëhet 2 herë në ditë dhe mbahet 10 min. Kështu vazhdohet 5 ditë me rradhë.

Merrni 1 lugë gjelle lule basani 5gr, bar pezmi 5 gr, gjethe sherebele 3 gr. Zihen me 500 gr ujë në një enë të mbuluar. Pas 30 min kullohet dhe pihet 3-4 doza në ditë, e ëmbëlsuar me pak mjaltë. Mjekimi vazhdon 5-7 ditë.

Merrer një kokërr qepë piqet në sobë (shporet) deri sa të zbutet pastaj lihet të vaket aq sa mund ta duroj pjesa e aneusit, vendiset në anus me një garzë të pastërtzz dhe mbahet 15 minuta deri 20 mbi anus.

Marrë nga:

“310 receta për 60 sëmundje”-Hysni Dankshi

Categories

Archives