Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekësia preventive në sunnetin e Pejgamberit alejhi selam

bime mjekesore

Mjekësia preventive në sunnetin e Pejgamberit alejhi selam

 

Te Pejgamberi fisnik s.a.v.s. zbulojmë edhe një dimension interesant si mjek i cili gjithnjë ishte i gatshëm që ummetit tij t’i ofrojë këshillë për ta shëruar nga sëmundjet shpirtërore dhe trupore.

Këto këshilla të Pejgamberit tonë s.a.v.s. janë në një formë mahnitëse që lidhin shkaset me pasojat, tërheqin shikimin në ilaçe specifike bimore rreth nesh dhe flasin sesi nga këto mund të fitohen ilaçe të dobishme dhe efikase.

 

Nxitja në shërim

Transmetohet nga Ebu Bekri r.a. që ka dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. duke thënë: “Kërkoni nga Allahu besim të fortë (jekin) dhe shëndet, dhe pas besimit askujt nuk i jepet diç më e mirë se shëndeti.” (Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi)D.m.th. njeriu mund të ndihet mirë vetëm me besim të fortë dhe shëndet – besimi i fortë mënjanon dyshimin nga zemra e besimtarit dhe ky është ilaç për shpirt, ndërsa sa i përket shëndetit, këtu mendohet në sëmundjet trupore.

Në këtë mënyrë, Pejgamberi ynë, Muhammedi s.a.v.s. na nxit që të shërohemi edhe nga sëmundjet psikike, edhe nga sëmundjet trupore.

Meqë shëndeti është në veçanti i rëndësishëm për jetë, hadithet e shumtë flasin për shërim dhe nxitje për te. Në mesin e këtyre është edhe hadithi që përmendet në Musnedin e imam Ahmeditnga Zijad ibn Alak, i cili transmeton nga Usame ibn Sherik r.a. që ka thënë: “Isha te Pejgamberi s.a.v.s. kur erdhën beduinët dhe thanë: “I Dërguar i Allahut, a të shërohemi?”

Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Po! Shërohuni o robër të Allahut. Vërtet Allahu qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar, nuk ka dhënë asnjë sëmundje e që asaj nuk i ka dhënë ilaç, përveç një sëmundje.”

E pyetën: “E cila është kjo?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Pleqëria.” (Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Gjithashtu përmendet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Secila sëmundje ka ilaç, kur ilaçi depërton te sëmundja, e mënjanon me lejen e Allahut.” (Muslimi)

“Allahu nuk ka dhënë asnjë sëmundje, e që për te nuk ka dhënë edhe ilaçin.” (Buhariu)

Deri tek ne janë transmetuar thëniet e Pejgamberit s.a.v.s. në lidhje me mjekësinë dhe këto kryesisht nxisin të sëmurët që të kërkojnë ilaç që do t’u shërbejë dhe besojnë që ai me ndihmën e

Allahut do të ndihmojë, por Mjeku i vërtet (Esh-Shafi) është vetëm Allahu. Ilaçet janë vetëm shkas i lehtësimit për robërit e Tij në këtë botë. Në anën tjetër, këto thënie në pikëpamje mjekësore në vete bartin edhe ilaçin e brendshëm të rëndësishëm, ngase përparojnë gjendjen shpirtërore të sëmurit, dhe kjo anë psikike gjatë tërë shërimit, të sëmurit i jep shpresë dhe uzda në sukses.

Ngjashëm me këtë transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ekzistojnë dy lloje të diturisë: dituria për trupin (shëndetin) dhe dituria për fenë.” (Ibn Ebi Shejbe)

Nga e tërë kjo është e qartë se Pejgamberi s.a.v.s. i ka nxitur ithtarët e ummetit tij që të shërohen kur sëmuren. Ne duhet të dimë çfarë e dëmton trupin e çfarë e shëron, d.m.th. çfarë e mënjanon sëmundjen që të shërbehemi me te. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. që ka thënë: “Një ensar u sëmur në ditën e Uhudit, dhe Pejgamberi s.a.v.s. i ftoi dy mjekë që ishin në Medine duke u thënë: “Shëroni këtë.”

Në rivajetin tjetër thuhet: “I Dërguar i Allahut, a ka në mjekësi diç të mirë?” Ai u përgjigj: “Ka!” Ngjashëm transmetohet edhe nga Hilal ibn Jusufi r.a. që ka thënë: “Një njeri u sëmur në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai tha: “Thërrisni mjekun!” Dikush e pyeti: “I Dërguar i Allahut, a do t’i ndihmojë mjeku?” Ai u përgjigj: “Po.” (Ahmedi dhe Ibn Ebi Shejbe)

Nga Hilali transmetohet sa vijon: “Hyri Pejgamberi s.a.v.s. te një njeri i cili ishte i sëmurë që ta vizitojë, dhe tha: “Dërgoni te mjeku!” Dikush e pyeti: “A thua edhe ti kështu flet, i Dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj: “Po.”

Nga e tërë kjo, është e qartë deri në çfarë mase Pejgamberi s.a.v.s. na nxit që të shërohemi dhe të shfrytëzojmë mjetet medicinale që i ka krijuar për ne Allahu i madhërishëm. I sëmuri assesi nuk duhet të dorëzohet, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se besimtari i dobët.” (Muslimi dhe Ahmedi)

Më mirë të parapengosh se sa të shërosh.

Të gjitha ato që kanë ardhur nga mjekësia bashkëkohore: injeksionet (vaksinat, serumet), antitrupat që veprojnë kundër shkaktarëve të sëmundjes, etj., të gjitha janë mjete moderne për veprim preventiv kundër sëmundjes para se të sëmurit t’i nevojitet ilaçi i vërtet. Pejgamberi s.a.v.s. ka vendosur themelet e përgjithshme të preventivës që mund t’i quajmë “rregullat e arta të mjekësisë”, kur në lidhje me kolerën ka thënë:

“Nëse dëgjoni se ka në një vend, mos shkoni aty, por nëse paraqitet në një vend dhe ju qëlloni aty, mos u largohuni.” (Tirmidhiu) Nga teksti i haditheve fisnike është e qartë në çfarë mase Pejgamberi s.a.v.s. na nxit që t’i përmbahemi urdhrit themelor mjekësor se më mirë është të parapengosh sesa të shërosh, në veçanti kur kemi të bëjmë me llojet e sëmundjeve epidemiologjike, siç është kolera, etj.

Sa i përket mjekësisë bashkëkohore, shohim që ajo ndalon që të përzihen ata që janë të sëmurë nga një sëmundje infektive dhe ata që tek të cilët mund të transmetohet (të shëndoshët). I vendosin në përkujdesje të veçantë (karantinë) për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të sëmundjes.

Shiko, vëlla lexues, sa largpamës ka qenë Pejgamberi s.a.v.s. dhe krahaso atë që ai ka vepruar para më shumë se katërmbëdhjetë shekujve dhe si veprohet sot.

Shohim që Pejgamberi s.a.v.s. në thëniet e tij fisnike në pikëpamje të mjekësisë ka dhënë lajmërime që kanë qenë të dobishme në kohën kur nuk ka qenë i njohur shkaku i sëmundjeve të caktuara, mënyrën e shërimit të tyre apo metodat e prevenimit.

Categories

Archives