Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjedisi vdekjerpurës i Kosovës


Mjedisi vdekjerpurës i Kosovës


Qytetarët e Kosovës nuk thithin ajër të pastër. Një pjesë e tyre, pinë ujë që nuk i plotëson standardet dhe nuk është i shëndetshëm, ndërsa një pjesë jetojnë mbi tokën e kontaminuar, kryesisht afër industrive të rënda.

mjedisi i kosoves

Raporti zyrtar thotë se pluhuri i shkaktuar kryesisht nga veprimtaria e KEK-ut është ndotësi i ajrit të Kosovës, në veçanti në rajonin e Prishtinës.

Përveç KEK-ut në ndotjen e ajrit ndihmojnë edhe industritë e tjera të rënda të cilat gjithashtu kontribuojnë shumë edhe në ndotjen e ujit të pijshëm, shkruan Koha Ditore.

Raportet e ndryshme ndërkombëtare dhe ato kosovare japin rezultate alarmante për mjedisin.

Sipas raportit të Bankës Botërore ndotja e ajrit llogaritet që shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik, 605 shtrirje në spital dhe 11 mijë e 900 vizita në emergjencë çdo ditë. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shefqet Krasniqi më i besueshëm se krerët e shtetit

Categories

Archives