Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti, një ushqim i mrekullueshëm


Mjalti, një ushqim i mrekullueshëm


majlti i mrekullueshemMjalti, një ushqim i mrekullueshëm

Mjalti është ushqimi më i mrekullueshëm që na ka falur Allahu. Asnjë lloj sheqeri nuk përmban dritën e diellit të përpara shumë muajve, asnjë ëmbëlsirë nuk përmbledh në vetvete erën origjinale të mollës, portokallit, blirit apo jonxhës, përveç mjaltit.

Mjalti është njëkohësisht një anticeptrik i mirë. Në një mjaltë “të pjekur” mirë, bakteret nuk mund të rrinë më tepër se 2 orë. Në një varrezë të vjetër të mbretit të Egjiptit është gjetur mjaltë 3300 vjeçar, i cili me gjithë kalimin e shumë viteve ishte forcuar, i kishte ndryshuar ngjyra, por nuk i kishte humbur natyraliteti.

Nektari i mjaltit është një ushqim i jashtëzakonshëm në çdo pikë të të cilit ruhen mineralet, enzimat dhe lëndët e tjera ushqyese si hekuri, bakri, magnezi, potasiumi, fosfori, proteinat dhe vitaminat. Për të sëmurët e diabetit megjithëse sheqeri është një ushqim vdekjeprurës, te mjalti nuk ekziston një rrezik i tillë. Ai pastron gjakun, rregullon qarkullimin e tij, ndihmon në shërimin e sëmundjeve kockore, largon forcimin e damarëve të gjakut, shërben si qetësues në sëmundjet nervore dhe shumë aftësi të tjera kuruese. Në librat e mjekësisë mund ta gjeni në librin me emrin “ilaçe popullore”.

Në suren “Nahl” të Kuranit gjendet ky ajet fisnik: “Mjalti i bletës është shërues i çdo sëmundjeje”, njëkohësisht Pejgamberi ynë (a.s.) në shumë hadithe ka sugjeruar ngrënien e mjaltit. Në ditët e sotme me zbulimin nga ana e mjekësisë e veçorive të shumta të mjaltit, kuptohet se se me vend janë surja dhe hadithet që flasin për të. Si do ta sqarojmë faktin që cilësitë e vërtetuara nga shkenca në shekullin e XX-të, janë sqaruar që përpara 1400 vitesh nga Pronari i çdo gjëje?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Propolisi armë e re kundër kancerit

Dëshira për punë e bletës, vepra e saj e mrekullueshme, mjalti, na thotë në një gjuhë tjetër shumë gjëra. Në një hadith thuhet: “Puna e paktë por e vazhdueshme është më e dobishme dhe më e vlefshme, se ajo punë (e madhe) që mbaron e s’vazhdon më” . Tani të mendojmë rreth bletës: Është llogaritur se për 1/2 kilogram mjaltë, bletës i duhet të bëjë 37.000 shëtitje nëpër lule… Bletët punëtore për t’i mbushur hojet, u nevojitet të bëjnë fluturime rreth 31 milionë kilometra në vit. Edhe pse e mbledhin pikë-pikë, dalëngadalë ato punojnë vazhdimisht, pa pushuar dhe ngordhin duke çuar pikën e fundit të nektarit në hoje. Për rrjedhojë të veçorive të tilla na japin ne një ushqim të tillë si mjalti.

Ashtu si Kurani na tregon neve Krijuesin, ashtu si me veprat dhe fjalët e tij Pejgamberi ynë ne shpjegon Allahun, të njëjtën gjë bën edhe libri i gjithësisë. Të tre këto burime duan të thonë të njëjtën gjë, si bleta me ato që kërkon të thotë hadithi…

Bleta është një pikë në librin e gjithësisë, por sa shumë faqe ka brenda kësaj pike! Askush tjetër përveç Allahut s’mund ta krijojë një bletë, sepse ajo është një vepër e mrekullueshme!

image_pdf

Categories

Archives