Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti, mjekimi që shëron sinozitin


Mjalti, mjekimi që shëron sinozitin


Mjalti, mjekimi që shëron sinozitin
(ndezjen e hapesirave te hundes).

Mjalti nuk është vetëm i shijshëm, por edhe shërues. Një lugë mjaltë mbron grykën e fytit dhe qetëson hidhërimin gjatë stinës së ftohtë.

Sipas një studimi të zhvilluar në Kanada nga Universiteti i Otavës, kjo substancë ndihmon edhe ata që vuajnë nga sinoziti, një inflamacion (ndezje) që shkaktohet nga disa bakterie, kërpudha, alergji apo infeksione virale.Kërkuesit hulumtuan veprimin e mjaltit tek bakteriet që janë shkaktarët kryesorë të shumë infeksioneve, përfshirë këtu edhe sinozitin. Këto bakterie shkaktojnë edhe uljen e efektit të antibiotikëve dhe në pjesën më të madhe edhe të medikamenteve (barnave) më të njohura për simptomat e sinozitit.

Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se jo të gjithë, por vetëm disa lloje mjalti përmbajnë ato elemente antibakteriale për të shëruar sa i përket sinozitin. Para pak kohësh edhe një kërkim i Universitetit të Pizës konfirmoi se mjalti është shumë efikas për të luftuar infeksionet, duke vepruar si një antibiotik i vërtetë.

Sipas këtij studimi, ngrënia e mjaltit është e nevojshme për të luftuar dhembjen e fytit dhe infeksionet në gojë.

Pershtati: Mjekesia Islame

Një shkrim tjetër i dobishëm  Agjerimi, një kurues i veçantë

Categories

Archives