Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti më efikas se antibiotikët


Mjalti më efikas se antibiotikët


mjalti me efikas

Mjalti është i njohur për shumë veti të shëndetshme. Por shkencëtarët nuk mund t’a imagjinonin që ky shërues i njerëzimit është kaq i efektshëm. Disa kërkime kanadeze kanë zbuluar se mjalti mund të shkatërrojë edhe bakterie. Efektshmëria e tij në disa raste ja kalon dhe antibiotikëve.

*Efekti i mjaltit mbi bakteriet
– Shkencëtarët kanadezë studiuan efektin e mjaltit në 11 lloje organizmash, duke përfshirë këtu agjentë të rrezikshëm sëmundjesh, si përshembull stafilokoku i artë dhe bacillus blu. Dy agjentët e fundit zakonisht zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, kështu që nuk kanë efekt mbi to.

*Mjalti më i mirë se antibiotikët ?
– Mjalti mund të vriste bakteret në tretësirë si dhe në sipërfaqe të ujit. Efektshmëria e tij i tejkalonte vetitë e antibiotikëve. Gjithashtu bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve vdiqën nën trajtimin me mjaltë.

*Kur mjalti është i domosdoshëm
-Bakteria e parë, në anën tjetër duhet trajtuar me antibiotikë; por nëse bakteria është rezistente ndaj antibiotikut, sëmundja avancon dhe kalon në një tjetër formë, në një formë kronike. Kur sëmundja është kronike, mjalti mund të përdoret si një zëvendësues i efektshëm i antibiotikëve dhe mund t’ju ndihmojë të mjekoheni. Pra antibiotikët në disa raste dështojne dhe në këto raste e vetmja alternativë shumë efikase është mjalti, mirësi e Allahut padyshim.
Mjaltet me nivelin më të lartë anti bakterial jane Manuka nga Zelanda e Re dhe mjalti i famshëm i Jemenit që quhet Mjalti i Sidrit.
Për Manuken, çmimi nëpër dyqane në UK është 45 euro për 1kg.
Kurse çmimi i Mjaltit të Sidrit eshte tejet i lartë, në Arabinë Saudite kushton 70euro për 1kg, ndërsa në UK kushton mbi 100 euro për 1kg.
Tregon një doktor i cili udhetonte për në Haxh se asnjëherë nuk ju kishte dhënë fëmijëve të tij antibiotik kur ata ishin me grip ose ftohje, por gjithmonë i kishte trajtuar me nje lugë Mjalti të Sidrit./PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mjalt i farave të zeza(Nigella sativa)
Tags:

Categories

Archives