Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”.

 

Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.hudhra

Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.

Përbërësit:

  • Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë
  • Një kokërr hudhër organike

Metoda e përgatitjes:

Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat.

Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.

1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.

Categories

Archives