Mjeksia Islame

Mjalti dhe qumështi i bletës

User Rating

mjalti

Mjalti është një lëng i ëmbël dhe i trashë që e prodhon bleta nga nektari i luleve dhe nga disa lëndë të ndryshme që i merr nga pjesë të ndryshme të bimës, të cilave u shton edhe një lëndë të posaçme nga vetë bleta (enzimat), e kjo i jep mjaltit vetinë ushqyese dhe shëruese. Bleta e ruan mjaltin brenda hualleve të dyllit në zgjua.

Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë):

“Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë pë
r ata që përsiatin.” (En Nahl, 68-69)

Ç’është xhelatina mbretërore?(qumështi i bletës)

Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut ( fytit), nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave (vezeve) p
unëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”.

Përbërësit e qumështit të bletës:

1. Proteina: 13-18%
2. Sheqerna të thjeshta: Fructose dhe Glukose: 7.5-12.5%
3. Ujë: 58-68%
4. Yndyra: 3-6%
5. Pluhur: 0.8-1.5%
6. Lëndë të papërcaktuara: 4-8.7%
7. Vitamina të ndryshme në sasi të lartë, veçanërisht vitaminë B të përbërë.
8. Minerale: përmban përqindje të lartë kalciumi, bakri, hekuri, kaliumi, fosfori dhe squfuri.
9. I pasur me Acetyle Cholin, i cili është i domosdoshëm për përcjelljen e ngacmimeve nervore.
10. Përmban lëndë Inositol, e cila vepron në heqjen e yndyrës nga mëlçia, në pakësimin e kolesterolit (yndyres) në gjak, si dhe është i domosdoshëm në ruajtjen e shëndetit të flokut.

Related Post



POST YOUR COMMENTS

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

Categories