Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mjalti dhe qepa ,ilaç i mrekullueshëm


Mjalti dhe qepa ,ilaç i mrekullueshëm


mjalti dhe qepa

Dy studentë turq kanë vërtetuar në mënyrë shkencore se përzierja e lëngut të qepës me mjaltin krijojnë një antibiotik natyral që shëron infeksionet në fyt
Përzierja e lëngut të qepës me mjaltin krijon një lloj “antibiotiku natyral” që shëron disa sëmundje. Kështu vlerësojnë dy studentë nga Shkolla e Lartë Konia Güventaº (Turqi) të cilët kanë e ekzaminuar efektet e lëngut të qepës dhe përzierjes së mjaltit për infeksionet në fyt.

Edhe pse deri më tani kjo përzierje nuk ishte dëshmuar shkencërisht në ndonjë kongres, këta studentë e dëshmuan në mënyrë shkencore se kjo përzierja ka efekte më të mëdha se sa penicilina. Projekti, i kryer nën konsultimin e mësuesve zgjati 4 muaj, citojnë mediet shqiptare.

Ndërkohë studentët janë shprehur se rezultatet ishin të mahnitshme, dhe se kjo përzierje ka treguar efekt shumë më të madh se sulmi ndaj baktereve me penicilinë.

Të dy studentët, kanë fituar çmimin më të lartë të konkursit, duke u bërë temë e medieve turke.

Edhe më herët ka pasur studime që lëngu i qepës gjatë përzierjes me mjaltë është “antibiotik natyral”, por asnjëherë nuk ishte dëshmuar shkencërisht. Ndërsa për personat që duan ta provojnë këtë ilaç për dhimbjet e fytit, procedura është e thjeshtë, thonë ata.

‘Qepa qërohet dhe i hapet një vrimë në mes, në të futet mjalti, dhe më pas lihet disa çaste derisa ai të shpërndahet në të gjitha fletëzat e saj. Më pas, qepa shtrydhet dhe lëngu i përftuar pihet”, thuhet në studimin e këtyre studentëve. Kjo procedurë duhet të zgjasë derisa të vërehet shërimi, dhe duhet të aplikohet një herë në ditë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ku bëhen vetvrasje më së shumti ?
Tags:

Categories

Archives