Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti dhe mrekullia e tij sheruese

Mjalti dhe mrekullia e tij sheruese

mjalti

Allahu i lartësuar thotë: “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kodra), nëpër pemë (drunj) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha llojet e frutave e më pas ndiq rrugët e nënshtruara (mësuara) të Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del një lëng (pije) me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për mbarë njerëzinë. Me të vërtetë në të ka argument për një popull që mendon thellë.” (Nahl, 68-69)

I dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Është obligim dhe në dobi tuajën që të shëroheni me dy gjëra: Mjaltin dhe Kuranin”. Aishja – gruaja e Profetit përcjell: “Gjëja që ka dashur më shumë i dërguari i Allahut ka qenë mjalti”.
Njëherë një burrë erdhi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: Vëllai im ankohet se ka heqje barku. I dërguari ia ktheu: “Jepi të pijë mjaltë”. Burri erdhi për herë të dytë tek Profeti dhe i tha: Ia dhashë, por nuk i bëri dobi. I dërguari Allahut i tha: “Jepi të pijë mjaltë” dhe e përsëriti atë dy herë ose tre e më pas për herë të tretë apo të katërt i tha: “Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer”.
Nga ky hadith kuptojmë se ilaçi duhet të jetë në sasi të caktuar dhe në masë të përshtatshme sipas shkallës së sëmundjes, sepse në qoftë se të sëmurit do t’i japim ilaç më shumë se ç’duhet, gjendja e tij do të përkeqësohet, dhe nëse pakësohet do të shkojë gradualisht drejt shërimit. Ndoshta kur ia ka dhënë vëllait të vet mjaltin, masa ka qenë e pamjaftueshme për luftimin e sëmundjes dhe ndikimin në të.
Bazuar mbi këtë Profeti (a.s.) e urdhëroi personin në fjalë që ta përsërisë disa herë derisa të arrijë masa e caktuar për shërim. Nga kjo thënie e të dërguarit të Zotit (a.s.) del në pah metodika e sasisë së ilaçit shërues dhe përcaktimi i mënyrës së marrjes dhe kohës së përdorimit. Për më tepër, thënia e tij “Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer”, përforcon dobinë dhe vlerën që ka kjo metodë kurative me mjaltin e bletës, që është inspirim nga Zoti i Madhëruar.
Njeriu e ka njohur vlerën ushqyese të mjaltit të bletës që në kohë të lashta. Faraonët për shembull e kanë ditur dobinë e tij ushqyese dhe shëruese më shumë se sa të tjerët dhe argument për këtë është fakti se ata ia kanë dhënë të afërmve të tyre. Arkeologët kanë zbuluar në shumë enë prej balte të mbushura me mjaltë blete tek varri i mbretit në qytetin Tibe (Egjipt), që i përket një periudhe gati 3300 vjeçare. Mbi këto enë kanë vënë re mbishkrimin vijues: “Mjaltë i llojit të mirë”.
Gjithashtu mësojmë nga historia se mjaltit të bletës i është dhënë një rëndësi e madhe në kohën e dy familjeve VI-s dhe të XII-s që kanë jetuar rreth 2400 deri në 3000 vjet p.e.s. ku është përdorur i vetëm dhe i përzier me gjëra tën tjera për shërim. Arkeologët gjithashtu, kanë zbuluar një sasi të madhe mjalti në një enë pranë varrit të mbretit faraon Ankh Amun me ngjyrë të errët dhe me viskozitet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  10 Dobite e mjaltit te sidrit
Tags:

Categories

Archives