Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mjalti dhe dobitë e tij

Mjalti dhe dobitë e tij

mjalti

Mjalti : Allahu i Madhëruar ka thënë : “Del prej barqeve të tyre (bletëve) një pije me ngjyra të ndryshme në të ka shërim për njerëzit”

Dobitë e mjaltit : Është vërtetuar se ngërnia e 1 kg mjaltë është I barabartë me ngrënien e 3.5 kg mish ose 12 kg zarzavate ose pirjen e 5kg qumësht.

Mjalti konsiderohet një nga lëndët kuruese mbrojtëse dhe ushqyese si për të mëdhenjtë ashtu edhe për të vegjlit.

Mjalti kuron problemet e vështirisë së tretjes së ushqimit pa shkaktuar problem në stomak ose në zorrë. Sikurse mbron stomakun dhe zorrën nga ulçera.

Nëse mjalti përzihet me qumështin e bletës nënë dhe me pjalmin e luleve të cilin e mbledhin bletët bëhet një kurues i mirë i të gjitha llojeve të plagëve të jashtme dhe qetësues i mirë i dhimbjeve. Sikurse lufton mikrobet që mund të mblidhen në plagë.

Gjithashtu është ilaç i mirë hepatitet kronike. Mjati është kurues i mirë për problemet e zemrës. Sikurse forcon edhe muskulin e zemrës.

Mjalti është kurues i mirë për problemet e anemisë në gjak shton hemoglobinën në gjak dhe i kuron dobësi e trupit në përgjithësi.

Ndihmon në qetësimin e nervave tek ata që vuajnë nga pagjumësia.

Mjalti qetëson dhimbjen e kokës së shkaktuar nga problem nervore , sikurse kuron edhe pezmatimet nervore.

Kuron gjithashtu ruematizmën duke e përdorur mjaltin të përzier me pjalmin e luleve dhe qumësht e bletës nënë.

Ndihmon zhvillimin normal të dhëmbëve dhe kockave tek fëmijët sikurse i ruan dhëmbët e tyre nga prishja.

Largon kollën dhe kuron infeksionin e bajameve e të fytit.

Është i dobishëm për gratë gjatë shtatëzanisë dhe në lindje sepse ndalon të vjellat dhe ndihmon muskujt e barkut në shtrëngimet e lindjes.

Parandalon kancerin dhe ndalon zhvillimin e tij sidomos kur përdoret bashkë me farën e zezë.

Mjalti ndalon hemoragjinë dhe ruan mpiksjene duhur të gjakut sepse përmban vitaminën “K”.

Mjalti është shumë I dobishëm kundër infeksionit në mushkëri dhe porblemeve të rrugëve të frymëmëarrjes.

E shumë e shumë dobi të tjera kurative. Nuk është çudi që mjalti kuron një përqindje kaq të madhe sëmundjesh. Mjafton për ta besuar këtë fjala e Allahut në Kur’an që ai është shërim.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Propolisi i bletës?

Tags:

Categories

Archives