Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti dhe dobitë e panumërta të tij



Mjalti dhe dobitë e panumërta të tij

mjalti steriliteti

 

 

 

Një portal gjerman ka publikuar disa të dhëna të rëndësishme për mjaltin dhe përdorimin e tij ditor, të cilat desha tua sjellim edhe juve, të dashur lexues. Iu këshillojmë që në kuzhinën tuaj të mbani mjaltin, madje të përzgjidhni llojin më të mirë në vendin tuaj, që të përfitoni nga dobitë shëndetësore që mjalti ofron.

 

Në vijim diç nga këto dobi:

 

Mjekimi i plagëve dhe gërvishtjes së lëkurës

Në vend të përdorimit të kremrave dhe melhemeve kimike për mjekimin e plagëve, mund të përdoret mjalti. Mjalti është anti-bakterial shumë i dobishëm dhe llogaritet prej mënyrave më të efektshme natyrale të mjekimit të plagëve.

 

Mjekimi i djegieve

Shumë studime kanë vërtetuar dobitë mahnitëse të mjaltit në mjekimin e djegieve. Mjalti e qetëson lëkurën dhe ndihmon kurimin.

Mënyra e mjekimit: Pas përdorimit të ujit të ftohtë ose akullit në vendin  djegur, lyhet me mjaltë dhe më pas mbulohet me një fashë ose mbështjellëse të plastikës, e cila duhet ndërruar çdo ditë. Mjalti mund të përdoret për të ftohur djegiet vetëm kur djegiet nuk janë në shkallë të rënda, ndryshe, në rastet kur djegia është e shkallës së lartë, detyrimisht duhet të shkohet tek mjeku.

 

Mjekimi i çrregullimeve në stomak

Çrregullimet në stomak – lukth mund të kurohen edhe me përdorimin e mjaltit. Preferohet të shkrihet një lugë mjaltë me pak uthull molle në një gotë me ujë, e cila më pas pihet. Kjo mjafton për të luftuar bakteret e dëmshme të stomakut.

 

Lehtësimin e dhimbjeve të fytit

Mjalti ka efekt të madh në lehtësimin e dhimbjes në fyt dhe ndaljen e kollit.

Mënyra e përdorimit: Në një gotë me ujë të vluar, vendosim dy lugë të mëdha me mjaltë, pak zenxhefil, kanellë dhe një lugë ujë limoni.





 

Mjekimin e tharjes së buzëve

Për ata që vuajnë nga tharja e buzëve, mjalti paraqet një kurim të lehtë, thjeshtë dhe të efektshëm. Mjafton që të lyesh buzët me mjaltë të përzier me vaj të kokosit. për një mjekim të suksesshëm, buzët duhet të lyhen disa herë gjatë ditës.

 

Mjekimin e infeksioneve fungale

Disa studime kanë provuar se mjalti mjekon infeksionin vaginal kërpudhor. Mjekimi bëhet duke lyer pjesën e infektuar, e cila lihet ashtu për 30 minuta, për tu larë më pas. Kjo duhet të përsëritet disa herë gjatë 24 orëve.

 

Pastrues natyral i lëkurës

Për të shmangur pastruesit e shtrenjtë të lëkurës, mund të përdorim mjaltin, i cili lufton bakteret dhe infeksionet. Është shumë i dobishëm për ata që vuajnë lëkura e thatë dhe puçrrat.

 

Për flokë të lëmuara dhe të mëndafshta

Mjaltin mund ta përdorim edhe si pastrues natyral të flokëve. Mjalti i jep flokëve pamje shkëlqyese dhe të butë, ndërsa për ta arritur këtë duhet lyer flokët me mjaltë duke i lënë kështu për dhjetë minuta për t’i larë më pas mirë me ujë.

 

Të gjitha këto na përkujtojnë fjalën e Allahut të Madhëruar:

 

“???????? ???? ?????????? ??????? ?????????? ??????????? ????? ??????? ????????? ????? ??? ?????? ???????? ???????? ??????????????

… Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar – ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” [En-Nahl, 69]

 

 

 

Abdudaim El-Kehil