Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjalti (‘asal)



Mjalti (‘asal)

Më herët kemi folur për dobitë e mjaltit (Kapitulli II, Rregullimi i punës së zorrëve; dobitë nga mjalti).

Ibn Xhuraixhi ka thënë: “Hani mjaltë, sepse ai është mjet i mirë për forcim (tonik)”. Imam Buhariu e ka klasifikuar mjaltin si ilaç.
Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) natyror dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Pastaj kullohet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimesh, shumica e papastërtive eleminohen.
Mjaltin e prodhojnë bletët punëtore (Apis mellifera) që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Pastaj bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brumbujt. Bleta punëtore e mbart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e pasme dhe e gërryejnë polenin nga i cili u shkëlqejnë këmbët e përparme.
Mjalti ka aftësi të absorbojë dhe të ruajë lagështinë dhe është konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit, ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve.
Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën 1 vjeçare.





MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi