Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjaltë Bagremi – Ja për cka mund t’a përdorim ? Ja disa receta



Mjaltë Bagremi – Ja për cka mund t’a përdorim ? Ja disa receta

 

Mjaltë Bagremi është i ëmbël kjo dihet, por nuk është vetëm kaq. Mjaltë Bagremi është me të vërtetë i mirë jo vetëm për të ëmbëlsuar ushqime e pije, por edhe për të garantuar lëkurë të shëndetshme.

Karakteristikat e tij janë të shumta. Le të zbulojmë së bashku të mirat që na ofron për lëkurën tonë.

Mbrojtës dhe antibakterial

Mjaltë Bagremi na garanton një mbrojtje të ëmbël. Ai vepron si një lloj mburoje në shërbim të lëkurës kundër sulmeve të agjentëve atmosferikë. Karakteristikat e tij antibakteriale dhe antimikotike janë të shumta.

Hidratues dhe ushqyes

Mjaltë Bagremi  i siguron lëkurës edhe dozën e duhur të hidratimit. Ai ushqen në thellësi lëkurën duke i garantuar një nivel hidratimi të qëndrueshëm. Këshilla është të përhapni në fytyrë dy lugë çaji me mjaltë, i cili të jetë ngrohur pak në avull. Veproni njësoj sikur të përhapni një krem.

Kundra plakjes

Mjaltë Bagremi  vepron kundra plakjes, prandaj largojeni mendjen nga bisturitë. Janë të shumtë shoqëritë farmaceutike dhe kozmetike që e kanë shfrytëzuar mjaltin në produkte kundra plakjes.

Aleat në shërim

Nëse keni plagë, Mjaltë Bagremi  mund të vlerësohet si një mbështetje e mirë për shërimin e tyre. Gjithashtu mjalti mund të përdoret kundër pickimeve të insekteve, skuqjeve apo irritimeve të lëkurës.

Pastërti e garantuar





Përzierja e duhur mes Mjaltë Bagremi , vajit të ullirit, limonit dhe bikarbonatit garanton një pastrim të shkëlqyer të lëkurës. Mjalti është protagonist ideal për ta përdorur për pastrimin javor të lëkurës. Ai i jep asaj shkëlqim dhe ngjyrë.

Anti-akne

Mjaltë Bagremi  mban larg agjentët e jashtëm përgjegjës për aknet si dhe është mjaft efektiv kundër puçrrave.

Energjik dhe tonifikues

Shkëlqim i ri, ngjyrë dhe energji e re për lëkurën – ja efekti i trefishtë që garanton mjalti sidomos kur bëhen maska javore. Ja një recetë për të gjithë: mjaltë, miell tërshëre, një lugë ekstrakt sherbele si dhe një e verdhë e vezës.

Armik i celulitit dhe fryrjes

E çuditshme por e vërtetë! Një produkt i ëmbël që mund të luftojë armikun numër një të grave, celulitin. Mjaltë Bagremi e lufton celulitin duke e ngrënë.

Konsumimi i tij në vend të sheqerit është zgjidhja më e mirë. Po kaq funksional është nëse përdoret edhe kundra fryrjeve dhe rëndesës. Nëse bëni një banjë me ujë të vakët të cilës i shtoni pak mjaltë, qumësht, vanilje dhe dru sandali, atëherë do të ndiheni më mirë.

Mjaltë Bagremi ëshë mjaltë i pa përmunuar dhe kulluar një pjesë e saj nga vojshtinat (janë vendi ku bletet e konservojnë mjaltin).

Dobi tjera shtesë të Mjaltit Bagremi

Mjalti e pengon zhvillimin e baktereve, të cilat shkaktojnë shumë sëmundje.
Shëron plagë, infeksione të fytit, kallje të ndryshme; përmirësimin e tensionit, rruazave të gjakut,
problemet në organet e brendshme, bronkialeve, infeksioneve të zorrëve, të lukthit dhe shumë lloje tjera të sëmundjeve.





Categories

Archives