Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mitrovicën duhet bashkuar me paqe, jo me luftë


Mitrovicën duhet bashkuar me paqe, jo me luftë


Partia e Drejtësisë ka hapur fushatën e saj parazgjedhore edhe në veri të Mitrovicës, duke u bërë kështu partia e parë që shpalos programin para qytetarëve të kësaj pjese. Kryetari i kësaj partie, njëherit ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, para elektoratit të hënën në veri të Mitrovicës se kanë hyrë në këtë garë për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së veriut, në mënyrë shumë të sinqertë dhe të vendosur, me një vizion të qartë për të ardhmen.

ferid agani

Agani shprehu bindjen e tij para elektoratit se partia që ai drejton është shumë e sigurt se konceptet e saj politike janë koncepte të paqes për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike.

Sipas tij, duke mos u kthyer në të kaluarën, pasojat e së cilës dihen, por duke u përqendruar në të ardhmen, qytetarët duhet të nxjerrin përvoja në mënyrë që historia e hidhur të mos përsëritet.

“PD-ja ka program politik që mbështetet mbi parimin e drejtësisë, që është parimi më i shenjt, i cili rezulton nga vlerat e mirëfillta të secilit prej jush, familjeve tuaja, dhe që janë vlera të ndërtuara nëpër histori, vlera të cilat i qëndruan kohës, si atyre më të mira, ashtu edhe kohërave më të vështira. Janë këto vlera që janë të shkrira në koncepte politike të cilat mundësojnë që në bashkëpunim me qytetarët e tjerë të provojnë të gjenden zgjidhjet më të mira për problemet aktuale jetësore”, ka thënë Agani.

Banorët e Mitrovicës së veriut, para drejtuesve të PD-së, kanë shpalosur hallet dhe brengat me të cilat ballafaqohen, duke akuzuar skenën politike aktuale se nuk kanë bërë sa duhet për sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Fatime Sadiku, kryetare e Degës së PD-së në këtë pjesë të vendit dhe njëherit kandidatë për asamblenë komunale, ka pohuar se gjendja e popullatës së kësaj ane që nga pas lufta nuk ka shënuar asnjëherë përmirësim, porse shpreson se PD-ja mund ta ndryshojë këtë gjendje, që e cilësojë si shumë të rëndë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Të pagjeturit, plaga që rënkon ende në Gjakovë (VIDEO)

“Ne me dekada të tëra kemi qenë të nëpërkëmbur prej okupatorit, por paralelisht edhe nga udhëheqësit. Nga politika të ndryshme më konkretisht nga udhëheqësit aktual. dikush do të më pyes pse po kritikon. Pse nga udhëheqësit aktualë. Sepse ata na lanë pas dore, duke mos u interesuar për nevojat tona personale. Duke mos u interesuar për sigurinë tonë. Çka është më e rëndësishme duke na lënë të pambrojtur në fatin e jetës”, ka pohuar ajo.

Partia e Drejtësisë, në zgjedhjet e tre nëntorit, në Mitrovicën veriore kandidon me gjashtë asambleistë komunal.

PD-ja mbështet Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, me bashkëpunëtorë, ka vizituar të hënën Zyrën Administrative në Mitrovicën veriore, me ç’rast janë pritur nga kryetarja Adriana Hoxhiq, e cila i njoftoi për zhvillimet e fundit në këtë rajon.

Kryetari i PD-së, njëherësh edhe ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i ka dhënë mbështetje kryetares së Zyrës Administrative Adriana Hoxhiq, duke kërkuar nga ajo që të angazhohet edhe më shumë për ndërtimin e urave bashkëpunuese në mes komuniteteve, që jetojnë në këtë pjesë, pa dallim feje, apo kombi.

Në këtë takim u bisedua edhe për përgatitjen që janë duke u bërë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke shpresuar se pas tre nëntorit, do të vijnë ditë më të mira për qytetarët e Mitrovicës së veriut.

image_pdf

Categories

Archives